KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Subashi i Fierit sajoi tender 24 mijë euro për “grupin e Ajolës”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Subashi i Fierit sajoi tender 24 mijë euro për “grupin e Ajolës”
AnalizeKorrupsionKryesorePolitike

Subashi i Fierit sajoi tender 24 mijë euro për “grupin e Ajolës”

Përditësimi i fundit: 23 Shkurt, 2025 7:23 pm
257 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Subashi, ka sajuar një tender me vlerë 24 mijë euro, fonde të cilat përfunduan tek njerëzit e lidhur me Ajola Xoxen, bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila, deri më tani konkludoi me arrestimin e Veliajt, si edhe me vendosjen nën masë sigurimi të Xoxes e disa biznesmenëve të rëndësishëm në Tiranë, jepen detaje edhe për një projekt të financuar nga Subashi i Fierit, në vitin 2021.

Sipas bisedave të administruara nga SPAK-u, rezulton se bashkëpunëtoret e Xoxes, shtetaset Ines Dani dhe Adela Kondakçiu, diskutojnë ndër të tjera, edhe për pagesën e një projekti të Bashkisë së Fierit.

Projekti titullohet “Konsulencë e jashtme për propozim ligjesh”, me vlerë 24 mijë euro. Ky projekt i është dhënë “Personit Fizik-Ines Dani”, por ndërkohë, kjo e fundit rezulton se nuk ka asnjë dijeni që ka qenë fituese e këtij fondi.

Por, përtej padijenisë së fitueses zyrtare, projekti i financuar nga Armando Subashi duket se është tërësisht fiktiv.

Sipas projektit, Bashkia e Fierit ka porositur konsulencë për propozim ligjesh, ndërkohë që institucionet e pushtetit vendor nuk e kanë tagrin për iniciativa ligjvënëse.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se të drejtën për propozimin e ligjeve e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet ose 20 mijë zgjedhës. Pra, duket qartë që Bashkia e Fierit nuk e ka tagrin për të propozuar ligje dhe, rrjedhimisht, edhe projekti me “fituese” shtetasen Ines Danin duket se është tërësisht i sajuar.

“Boldnews.al” kreu verifikimet në të dhënat e Thesarit të Shtetit dhe rezultoi se pagesa për projektin ‘e sajuar” është kryer në 14 qershor 2021 dhe shuma ishte diçka më shumë se 3 milionë lekë të reja, ekuivalenti i 24 mijë eurove, vlerë që përmendet në bisedat e administruara nga SPAK-u

Subashi, projekt “të sajuar”

Sipas akteve të administruara nga SPAK-u rezulton se ekonomistja Adela Kondakçiu, i kërkon shefes së saj, Ajola Xoxa për të proceduar ose jo me faturën që lidhet me kontratën e fituar nga Ines Dani në Bashkinë e Fierit, duke i dërguar në format .pdf një kopje të aktit. Nga ana e saj, shtetasja Ajola Xoxa e pyet nëse në kontratë parashikohet e gjithë vlera apo do të paguhet në dy këste.

Sipas Prokurorisë së Posaçme “rezulton qartë që personi që vendos për lëshimin e faturës dhe interesohet në vazhdimësi për likujdimin e shumës së të hollave, nuk është personi fizik Ines Dani, siç në fakt duhet të funksionojë, por Ajola Xoxa”.

Në vijim, siç citohet në dosjen gjyqësore të siguruar nga “Boldnews.al”, Ajola Xoxa shqetësohet madje edhe për pagesën e TVSH-së së pagesës që Ines Dani duhet të marrë nga Bashkia e Fierit, duke i thënë Adela Kondakçiut që “Inesi nuk duhet ta paguajë kot Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Në vijim të komunikimit Kondakçiu-Xoxa, financierja e njofton shefen e saj se fatura e Inesit është likujduar. Madje, Kondakçiu thotë se Ines Dani donte të kthente një pjesë të lekëve tek Ajola në formë CASH. Por, në këtë pikë, Ajola Xoxa ndërhyn, duke thënë se do të fliste vetë me Inesin të nesërmen.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, “këto komunikime përforcojnë më tepër faktin se Ines Dani është thjesht punonjëse e Ajola Xoxas dhe regjistrimi i saj si person fizik është bërë me qëllimin për të kaluar fondet prej entiteve publike dhe private në favor të kësaj të fundit”.

Por, ndërkohë që SPAK-u ka krijuar dyshime të forta në këtë rast për skemën “Ajola Xoxa-Ines Dani”, mbetet ende i pahetuar vetë procedura e dyshuar tërësisht fiktive, e zhvilluar nga Bashkia e Fierit, nën drejtimin e Armando Subashit.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Veliaj vijon sulmet nga qelia: “Prokurori Dado, vrasës me pagesë”
Artikulli tjetër Hakerohet Gmail, ekspertët: Mund të vidhen dy miliardë llogari të postës elektronike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.