KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Taravari jep dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Taravari jep dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut
AktualeFokusPolitikeRajoni

Taravari jep dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 6:25 am
260 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Arben Taravari zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ia ka dorëzuar atë te kryeministri Hristijan Mickoski të enjten.

”Përgjegjësinë që e mora me këtë detyrë, e kam ushtruar me përkushtim maksimal, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Vendimin e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm, personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë si për institucionin, ashtu edhe për parimet e mia personale“, shkruan Taravari në letrën e dorëheqjes.

Ai shtoi se mbetet i hapur për bashkëpunim në çështjet që kanë të bëjnë me interesin publik, edhe pse ky veprim praktikisht nënkupton se ai dhe partia e tij, Aleanca për Shqiptarët, kalojnë në opozitë.

Me largimin nga koalicioni VLEN, i cili është pjesë e Qeverisë, të gjitha funksionet e tjera ku ishin emëruar përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët do të mbesin brenda VLEN-it, deklaroi sot zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

”Nuk kemi ardhur ende te emrat konkretë, por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha resorët që i kishte Aleanca për Shqiptarët do të mbesin në kuadër të VLEN-it. Fakti që ai vetë njofton për dorëheqje, por jo edhe për funksionarët e tjerë, tregon dhe dëshmon se ka marrë një vendim që nuk korrespondon me anëtarësinë dhe strukturat e partisë. Ka ndasi të dukshme dhe ato i shohim tashmë çdo ditë“, deklaroi Izet Mexhiti.

Aleanca për Shqiptarët ka 5 deputetë nga gjithsej 14 sa ka koalicioni VLEN, por për momentin nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të kalojë te tre partitë tjera të këtij koalicioni të partive shqiptare që është pjesë e pushtetit, apo do t’i bashkohet Taravarit në opozitë.

Në Kuvend është formuar të enjten një grup i ri parlamentar i VLEN-it me 9 deputetë, dhe deputeti Bekim Qoku është emëruar koordinator i ri i këtij grupi, njoftoi kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të tregojë nëse të gjithë funksionarët e Taravarit do të largohen apo ndonjëri do të mbetet në pushtet, as nuk tregoi nëse resorët që i kishte Aleanca për Shqiptarët do të mbesin në VLEN.

Ai tha se të gjitha zgjidhjet kadrovike që i përkisnin partisë së Taravarit do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

Mospajtimet në koalicionin VLEN kanë filluar më shumë se një muaj më parë, kur Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Taravari vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale me listat e veta për këshilltarë.

Pas këtij vendimi, partitë partnere në koalicionin VLEN e akuzuan për bashkëpunim me opozitën, konkretisht me BDI-në, dhe vendosën që koalicioni të shndërrohet në parti – por pa Aleancën.

Vendimin për t’u larguar nga Qeveria, Taravari e shpjegoi me arsyetimin se: “Ndryshimet që i kemi premtuar nuk i kemi realizuar, për çka qytetarët na kritikojnë. Prandaj vendosëm të kthehemi te qytetari. Të kërkojmë prej tij besimin në tetor, për zgjedhjet lokale“.

Taravari kishte edhe një takim me kryeministrin Mickoski, pas së cilit kryeministri deklaroi se, me ose pa Taravarin në Qeveri, ajo mbetet stabile, e fortë dhe me shumicë të madhe.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A është vënë në pikëpyetje projekti i dhëndrit të Trumpit, në Beograd?
Artikulli tjetër Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve, të dëbuar në Britani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.