KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të braktisur dhe pa shpresë, fshatrat e zonës së Dibrës me kërkesa bazike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të braktisur dhe pa shpresë, fshatrat e zonës së Dibrës me kërkesa bazike
AnalizeKryesorePolitikeSociale

Të braktisur dhe pa shpresë, fshatrat e zonës së Dibrës me kërkesa bazike

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2025 12:13 pm
180 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Për vite me radhë, zonat rurale të Dibrës janë zbrazur nga banorët, ndërsa infrastruktura e premtuar dhe shërbimet bazike nuk mbërritën kurrë. Fushatë pas fushate elektorale, banorë të mbetur në fshat u duket sikur dëgjojnë të njëjtat premtime, të cilat nuk vihen kurrë në jetë.

“Kemi pësuar si nusja e vaktit, e cila thoshte: me çfarë dëgjoj me veshë lum si unë, por çfarë shikoj me sy e mjera unë,” thotë Isuf Miha nga Selishta e Dibrës, duke cituar një anekdotë të zonës. Sipas tij, edhe në këtë fushatë, premtimet kanë rrjedhur pa karar, ndërsa ironizon se edhe atje ku nuk ka lumë u është premtuar të bëhet urë. Por besimi se do realizohen nuk ekziston. “Bindja jonë për realizimin e tyre thuaj se ka mbetur zero,” thotë Miha.

Fshatrat e Dibrës janë zbrazur gjatë viteve të fundit nga emigracioni masiv dhe banorët e paktë thotë se kërkesat e tyre mbeten të njëjtat pavarësisht viteve zgjedhore.

Isak Spahiu, fermer nga Maqellara e Dibrës, thotë se në përgjithësi banorët e kësaj zone, pas 32 vitesh në demokraci, nuk e kanë zgjidhur mungesën e ujit të pijshëm edhe pse kanë kërkuar zgjidhje çdo fushatë elektorale. “Mungon qoftë uji i pijshëm, ashtu edhe ai për vaditje. Mendoni për një moment fushën e Maqellarës prej qindra hektarë, që mbetet e thatë për mungesë të ujit”, thotë ai.

Njëlloj i zhgënjyer është edhe Kamber Faruku nga zona e Muhurrit Dibër, i cili thotë se një mori fshatrash si  Selishta, Muhurri, Luzni, Dardha e Reçi, kanë problem rrugët lidhëse me qendrat e tyre administrative, të cilat janë të paasfaltuara.

Por Farruku thotë se këto zona janë tashmë të braktisura dhe shumë shpejt nuk do kenë nevojë as për rrugë dhe as për shërbime të tjera.  “Disa fshatra të thellë malorë nuk kanë banorë fare ose kanë mbetur 2-3 familje dhe ata të përgatitura për largim”, thotë ai.

Farruku është gjithashtu i ndërgjegjshëm se pa banorë nuk mund të ketë shërbim shëndetësor, shkolla e çerdhe apo infrastrukturë për ata që mbeten pas.

Në fshatrat Hudhër-Muhurr, Bulaç dhe Shorakan e Palpus, kanë mbetur nga 2 nxënës nga rreth 500 në fillim të viteve 90-të.  Edhe po t’ua bësh rrugën, ata që largohen e kanë të vështirë të kthehen”, thotë Farruku.

Dibra e pasur me  bukuri natyrore, kulla qindravjeçare guri po pret të shohë ndryshimet që do të sjellë përfundimi i sagës së Rrugës së Arbërit, që i grish bizneset të investojnë, por para se të mbërrijnë investimet banorët kërkojnë zgjidhje minimale e bazike.

Ata pak banorë që kanë investuar në bujqësi e blegtori thonë se janë pa mbështetje prej vitesh, u mungon siguracioni i prodhimeve bujqësore, nuk ka mbështetje në ndërtimin e baxhove të përpunimit të qumështit e të ngjashme.

Ismet Hidri fermer nga Zerqani I Bulqizës, thotë për BIRN, se bujqësia dhe blegtoria janë të paralizuara, që nga bllokimi i fondeve të IPARD-it.  “Banorët që merren ende me bujqësi e blegtori, kanë mungesë mbështetje, pasi subvencionet janë të bllokuara, nuk ka rrjete grumbullimi dhe tregtimi lokal. Kërkojmë një përfaqësim dhe dialog të drejtpërdrejtë me institucionet, jo siç ka ndodhur kur drejtoritë e bujqësisë janë hequr nga bashkitë dhe kanë kaluar në qendrën e qarkut në varësi nga qeveria”, thotë ai.

Për shumë banorë, problemet po bëhen mal njëri mbi tjetrin dhe zgjidhjet e pritura prej politikës mungojnë.

Rami Karasani, banor në fshatin Radovesh në zonën e Gollobordës në Bulqizë, zone kufitare me Maqedoninë e Veriut,  tregon se banorët e fshatrave të kësaj zone, përballen me disa sfida bazike, por që mbeten pa zgjidhje. “Rrugët që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative Trebisht dhe Ostren i Madh, janë copë-copë, të pamirëmbajtura.  Ndërkohë edhe mjetet e transportit publik, jo të përshtatshme, sidomos për fëmijët e të moshuarit. Fshatrat janë boshatisur, pjesa më e madhe e banorëve, janë të moshuar, të cilët ndjehen të harruar nga institucionet”, thotë Karasani.

Ai shton gjithashtu se shërbimet shëndetësore në mjaft fshatra janë inekzistente dhe shkollat ose janë mbyllur, ose janë në prag të mbylljes me një numër minimal nxënësish.

“Forcat politike në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit kanë bërë premtime  me bollëk, por fare pak për të mos thënë aspak, do të realizohen,” thotë Karasani.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Edhe pas tri dekadash, ende shpresa tek emigracioni
Artikulli tjetër ‘Bllofi’ i Vuçiçit në SHBA: Nuk u sëmur, iu ndalua takimi!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.