KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Teherani mendon se Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër tij
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Teherani mendon se Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër tij
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Teherani mendon se Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër tij

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2025 8:50 am
148 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Vizita e presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, në Baku fundjavën e kaluar vuri në pah një ndryshim dramatik në aleancat rajonale, duke nxitur shqetësime, dyshime dhe rillogaritje strategjike në mediat iraniane.

Deklaratat zyrtare pas takimit të Sharas me presidentin Ilham Aliyev theksuan fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet mes Sirisë dhe Azerbajxhanit. Të dy liderët e pranuan se ka pasur ngecje në marrëdhëniet mes dy vendeve në të kaluarën, duke fajësuar drejtpërdrejt presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad për “politikën armiqësore” dhe u zotuan se do ta kthejnë dhe thellojnë bashkëpunimin.

Në veçanti, vizita rezultoi në një marrëveshje për eksportin e gazit azerbajxhanas në Siri përmes Turqisë. Zyrtarët që e vlerësuan këtë marrëveshje si një zgjidhje të nevojshme për krizën kronike të energjisë në Siri.

Ndërkohë, disa media, përfshirë ato izraelite, pretenduan se zyrtarë sirianë dhe izraelitë janë takuar në prapaskenë gjatë kësaj vizite. Nuk është e qartë nëse Sharaa mori pjesë në takim, por vetë ekzistenca e një takimi të tillë – i mundësuar nga Azerbajxhani, aleati kryesor i Izraelit në rajon – ka shtuar më tej shqetësimet në Teheran.

Sharaa, ish-rebel i njohur me nofkën Abu Mohammed al-Jolani, u bashkua me rebelët e mbështetur nga Turqia dhe në dhjetor të vitit 2024 udhëhoqi fraksionin e tij, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), në një ofensivë të shpejtë që përfundimisht përmbysi qeverinë e Assadit të mbështetur nga Irani dhe Rusia.

Sfidat e sigurisë

Një shqetësim i përbashkët në median iraniane është ajo që shihet si një zhvendosje e gjurmës militante nga fushëbetejat siriane drejt Kaukazit – mu në pragun e derës së Iranit.

Gazeta pro-reformiste Arman-e Melli argumentoi se një aspekt i marrëdhënieve në zhvillim mes Damaskut dhe Bakusë do të përfshijë transferimin e luftëtarëve me bazë në Siri përmes Turqisë në baza në Azerbajxhan – një zhvillim i mundshëm që ajo e përshkroi si një “mision” për Sharan.

Sipas gazetës, prania e tyre synon destabilizimin e zonave përgjatë kufijve të Iranit dhe Rusisë, si dhe kryerjen e operacioneve kundër boshtit më të gjerë Kinë-Rusi-Iran.

Gazeta konservatore Farhikhtegan mbajti një qëndrim të ngjashëm, duke pohuar se Sharaa e sheh ripërdorimin e luftëtarëve të tij si një mënyrë për të përmbushur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i dëbuar luftëtarët e huaj nga Siria.

Sipas këtij plani, shtoi ajo, Azerbajxhani do të bëhet një qendër strategjike – ose si një pikë nisjeje për infiltrime të mëtejshme në Kaukaz dhe Rusi, ose si një vendosje e qëndrueshme në zona si Karabaku.

“Mesazh” për Iranin

Rrjeti izraelit i24NEWS, duke cituar një burim të paidentifikuar sirian, pretendoi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kishin vendosur që Bakuja të ishte vendi i një takimi mes zyrtarëve izraelitë dhe sirianë për të “dërguar një mesazh për Iranin”.

Duke iu referuar këtij raporti, gazeta shtetërore iraniane Jam-e Jam, akuzoi se, duke pasur parasysh historikun e përfshirjes së supozuar të Bakusë në operacione kundër Iranit ndër vite, dhe dyshimet për bashkëpunimin e saj me Izraelin gjatë luftës së muajit të kaluar, kjo mund të merret si një “provë e qartë” se disa vende fqinje po bashkëpunojnë me Izraelin kundër Iranit.

Gazeta përmendi veçanërisht Azerbajxhanin dhe aleatët e tij, Turqinë dhe Izraelin, si vendet që “po formësojnë dinamika të reja që punojnë kundër interesave të Iranit”.

Sipas saj, Irani do të duhet t’i mbrojë interesat e tij kombëtare me mençuri diplomatike dhe të sigurisë, përfshirë forcimin e marrëdhënieve me fqinjët si Armenia dhe Rusia, si dhe të mbajë një qëndrim të fortë ndaj “provokimeve të Bakusë”.

Teherani po vëzhgon me shqetësim të rritur teksa Azerbajxhani po forcon lidhjet me Izraelin.

Në vitet e fundit, partneriteti është zgjeruar ndjeshëm, i shënuar nga bashkëpunimi gjithnjë e më i thellë në fushën e mbrojtjes dhe vendimi i Bakusë për të hapur një ambasadë në Tel Aviv në vitin 2023 – zhvillime që vetëm sa kanë rritur mosbesimin iranian.

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, muajin e kaluar i kërkoi Aliyevit që të “hetojë dhe verifikojë” raportet se dronë izraelitë, përfshirë mikro-dronë, kishin hyrë në hapësirën ajrore iraniane përmes territorit azerbajxhanas gjatë luftës 12-ditore që përfundoi me armëpushim më 24 qershor.

Aliyev i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se Qeveria e tij nuk do të lejonte kurrë që territori i Azerbajxhanit të përdorej kundër Iranit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Formalizimi në bujqësi, mbi 13 mijë fermerë i shtohen skemës së pensioneve
Artikulli tjetër Si po i nxit ndryshimi i klimës, zjarret në Evropë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.