KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tirana pret samitin e Komunitetit Politik Evropian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tirana pret samitin e Komunitetit Politik Evropian
AktualeAnalizeKryesorePolitike

Tirana pret samitin e Komunitetit Politik Evropian

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 6:39 am
169 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria është mikpritësja e këtij takimi të nivelit të lartë, ku rreth 50 liderë shtetesh dhe qeverish nga mbarë Evropa do të mblidhen në Tiranë (16.05.2025) për të diskutuar mbi sfidat më të mëdha me të cilat po përballet kontinenti. Nën moton “Evropa e Re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ky forum politik synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog.

Siguri, qendrueshmëri ekonomike dhe mobilitet

Diskutimet e samitit do të zhvillohen rreth tri tryezave tematike, të cilat reflektojnë orientimin strategjik të Evropës përballë krizave aktuale dhe të ardhshme. Një nga temat kryesore është siguria, me theks të veçantë te mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet për të forcuar kapacitetet e përbashkëta mbrojtëse të kontinentit. Liderët do të shqyrtojnë gjithashtu se si të mbrohen demokracitë evropiane nga ndërhyrjet e jashtme, përmes qendrueshmërisë institucionale dhe rritjes së transparencës.

Një tjetër bosht i rëndësishëm i diskutimit është ndërtimi i një Evrope më konkurruese dhe të qendrueshme ekonomikisht. Kjo përfshin angazhime për investime strategjike, nxitjen e zhvillimit teknologjik, si dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt energjive të pastra.

Tema e tretë e samitit në axhendën e Tiranës lidhet me sfidat e mobilitetit dhe fuqizimin e të rinjve. Në një kohë kur migracioni mbetet një çështje e ndjeshme në shumë vende, diskutohet nevoja për politika të harmonizuara që mundësojnë lëvizje të sigurt dhe të rregullt të fuqisë punëtore brenda kontinentit, duke parandaluar fenomenin e migracionit të parregullt. Po ashtu, do të vihet theksi në krijimin e mundësive për të rinjtë, qoftë në arsim, në tregun e punës apo në përfshirjen në jetën demokratike të vendeve të tyre.

Shqipëri – Britani, nënshkruhen dy marrëveshje në fushën e mbrojtjes

Në prag të samitit të Komunitetit Politik Evropian, dy marrëveshje janë nënshkruar në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi se është diskutuar hapja e kapaciteteve për bashkëprodhimin e armëve në Shqipëri. “Ne jemi shumë të nderuar që e kemi këtë partneritet, me shpresë që do të nisë me prodhimin e automjeteve, të cilat do t’u shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta e më pas sa më shumë aq më mirë” – tha Rama gjatë një konferencë për shtyp përkrah homologut të tij britanik, Keir Starmer. Marrëveshjet përfshijnë jo vetëm prodhimin, por edhe trajnime të përbashkëta, si dhe mundësi për eksporte drejt vendeve të treta me interes të përbashkët strategjik.

Po ashtu mes kryeministrave Rama – Starmer u diskutua rreth emigracionit të paligjshëm. Starmer e përshkroi partneritetin me Shqipërinë si të rëndësishëm, duke vlerësuar suksesin e task-forcës së përbashkët. “Task-forca jonë e përbashkët ka funksionuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm” deklaroi ai, duke sinjalizuar vijimësinë e bashkëpunimit në këtë fushë.

“Në vitin 2024, numri i shqiptarëve që kanë hyrë, apo tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani, është disa qindra, ndërkohë që në momentin që ne kemi shtyrë përpara për ta ngritur task-forcën e përbashkët, arriti në 12 mijë, përkatësisht në vitin 2022 kur pati një fluks të madh” – tha Rama.

Kryeministri Rama u takua të enjten (15.05.2025) edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili dha mesazhe inkurajuese për rrugën europiane të Shqipërisë. “Anëtarësimi është çështje kohe, jo e mundësisë. Shqipëria është në rrugën e duhur” –  tha ai, duke shtuar me humor “Keni këmbë të forta dhe të gjata për ta bërë këtë hap.”

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nuk pritet ndonjë përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi, pasi Putini nuk merr pjesë
Artikulli tjetër Costa: Ulje tensionesh, angazhim për dialogun Kosovë-Serbi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.