KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump dhe Netanyahu pajtohen për planin për paqe në Gazë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump dhe Netanyahu pajtohen për planin për paqe në Gazë
AktualeAnalizeBotaKryesorePolitike

Trump dhe Netanyahu pajtohen për planin për paqe në Gazë

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2025 8:59 am
180 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të hënën se marrëveshja për paqe në Gazë “është shumë afër” dhe se atë tashmë e ka pranuar Izraeli.

Ai ka thënë në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë se është duke punuar për të arritur paqen në gjithë Lindjen e Mesme.

“Kjo mund të jetë njëra prej ditëve më të mrekullueshme në civilizim”, ka thënë ai.

Lufta në Gazë është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – në tokën izraelite, në tetor të vitit 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake për ta shkatërruar Hamasin.

Presidenti amerikan e ka prezantuar një plan për paqe prej 20 pikash, duke thënë se “njerëzve iu ka pëlqyer shumë” dhe e ka falënderuar Netanyahun që “është pajtuar” me të.

Ai ka thënë se plani është përpiluar në bashkëpunim me shumë shtete tjera dhe i ka falënderuar “liderët nga kombet arabe dhe myslimane” si dhe shumë aleatë në Evropë.

Hamasi tha të martën se do ta diskutojë planin e paqes për Gazën brenda grupit dhe me fraksionet e tjera, përpara se të japë një përgjigje.

Çfarë parasheh plani?

Nëse nis të zbatohet, plani parasheh ndaljen e menjëhershme të operacioneve ushtarake. Në të thuhet se “linjat luftarake” ekzistuese do të ngrihen në vend.

Hamasi do të duhet t’i ulë armët dhe ato do të shkatërrohen. Brenda 72 orëve, ai duhet t’i lirojë 20 pengjet izraelite dhe trupat e pengjeve tjera që besohet se kanë vdekur.

Kur pengjet të jenë liruar, plani parasheh që Izraeli t’i lirojë qindra palestinezë të burgosur.

Kur të dyja palët ta pranojnë planin “do të dërgohet sasi e madhe ndihmash në Rripin e Gazës”.

Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur në plan edhe udhëheqjen e Gazës në të ardhmen.

Aty thuhet se “një komitet palestinez teknokratik dhe apolitik” do të qeverisë përkohësisht “me mbikëqyrje të një trupi ndërkombëtar, Bordi i Paqes” i cili do të drejtohet nga Trump. Në të do të marrin pjesë edhe liderë tjerë shtetesh, përfshirë ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Aty theksohet se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisje “direkte, jodirekte, apo të çfarëdo forme”.

Një pjesë e mirë në plan i është kushtuar atij që SHBA-ja e quan “plan për zhvillim ekonomik”, me qëllim të rindërtimit të Gazës. Aty përmendet se “Izraeli nuk do ta pushtojë apo aneksojë Gazën” dhe që forcat izraelite do të largohen nga territori në disa faza.

Plani e lë të hapur derën për një shtetësi palestineze.

Çfarë tha Trumpi?

Sipas presidentit amerikan, shtetet arabe dhe ato myslimane janë të përkushtuara për ta “çmilitarizuar Gazën” sa më shpejt.

Mes tjerash, Trumpi ka thënë se plani parasheh shkatërrimin e tuneleve dhe qendrave të prodhimit që i posedon Hamasi.

Kërcënimi nga Hamasi do të “zhduket”, ka thënë ai, duke shtuar se mbështet Netanyahun “për të bërë atë që duhet bërë”.

Mes tjerash, Trump ka thënë se shumë palestinezë dëshirojnë të jetojnë në paqe, por që duhet “të marrin përgjegjësi” për fatin e tyre.

“Palestinezët e kanë pasur një jetë të vështirë me Hamasin. Por, nëse nuk pajtohen me këtë plan, ata nuk do të kenë kë ta fajësojnë përveç vetes”, ka thënë ai.

Sipas Trumpit, tani i takon Hamasit të pranojë këtë propozim “jashtëzakonisht të drejtë” dhe që detyra e ndërtimit të paqes nuk do të jetë e lehtë, mirëpo shumë jetë janë në rrezik, andaj duhet provuar.

Çfarë tha Netanyahu?

Kryeministri izraelit e ka nisur fjalimin e tij duke e falënderuar Trumpin për ftesën dhe e ka përshkruar presidentin amerikan si “mikun më të mirë që Izraeli e ka pasur në Shtëpinë e Bardhë”.

“E mbështes planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gazë”, ka thënë Netanyahu duke iu referuar planit për paqe.

Sipas tij, plani garanton që Izraeli nuk do të jetë më asnjëherë i kërcënuar nga Hamasi dhe nëse grupi nuk e pranon planin, atëherë Izraeli do të bëjë gjithçka “për ta kryer punën”.

Përgjatë konferencës, Netanyahu ka thënë se nuk është bërë e gjithë lufta që Hamasi të qëndrojë në Gazë.

Sipas tij, Autoriteti Palestinez nuk mund të ketë asnjë rol në Gazë pa iu nënshtruar një “ristrukturimi rrënjësor”.

Ai i ka falënderuar ushtarët izraelitë, të cilët, sipas tij, kanë luftuar “sikurse luanët” kundër “barbarizmit”.

Sipas tij, takimi i sotëm përbën hap kritik, jo vetëm për dhënie fund të luftës në Gazë, por edhe për paqe në gjithë Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Trump dhe Netanyahu kanë biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat kanë raportuar se kryeministri izraelit i ka kërkuar falje al-Thanit për sulmet e Izraelit në Doha më herët gjatë këtij muaji.

Katari ka pasur rol kyç në konflikt meqë ka qenë nikoqir i negociatave në mes të Izraelit dhe Hamasit, mirëpo ky qëndrim është sfiduar pas sulmit të Izraelit në Doha.

Katari e ka dënuar sulmin dhe e ka parë si “shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Ofensiva izraelite në Gazë ka lënë të vdekur mbi 66 mijë palestinezë, kryesisht civilë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat OKB-ja i konsideron kredibile.

Sipas grupeve ndërkombëtare të ndihmës, situata humanitare në Gazë është shumë e rëndë dhe palestinezët po vuajnë nga zia e bukës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj
Artikulli tjetër Vendet myslimane dhe fuqitë evropiane e mbështetin planin e Trumpit për Gazën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.