KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington
AktualeBotaPolitikeSociale

Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington

Përditësimi i fundit: 12 Gusht, 2025 8:18 am
168 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Unë do të angazhoj gardën kombëtare, për të rivendosur ligjin, rendin dhe sigurinë publike në Uashington D.C.”, tha Trump në prani të ministritt ë Mbrojtjes Pete Hegseth dhe ministress ë Drejtësisë Pam Bondi.

Duke argumentuar me rritjen e shfrenuar të kriminalitetit në Uashington presidenti i SHBA-së, Donald Trump, angazhon gardën kombëtare në kryeqytet. Policia e qytetit do të vihet nën kontrollin federal, tha Trump. Fillimisht do të angazhohen 800 gardistë kombëtar, në rast nevoje do të mobilizohen edhe më shumë forca. Qëllimi është, që të rivendoset siguria publike.

Trump u shpreh për një “ditë e çlirimit” për kryeqytetin e SHBA-së. Ai do ta ruajë Uashingtonin nga “kriminaliteti, gjakderdhja, kaosi dhe të këqiat”, tha Trump.

Nxitja e opinionit kundër të pastrehëve dhe kriminelëve

Dëshmi për pretendimet e Trumpit, se situata është “jashtë kontrollit” nuk ka – një vështrim në statistikat e kriminalistikës tregon, se ka rënie të numrit të krimeve.

Sipas policisë lokale numri i kündërvajtjeve me dhunë nga fillimi i gushtit të këtij viti ka shënuar rënie me një të katërtën krahasuar me një vit më parë. Numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve është ulur me shtatë përqind.

Edhe ndërmjet viteve 2023 dhe 2024 është ulur numri i krimeve të regjistruara. Prokuroria e distriktit District of Columbia për vitin 2024 njofton, se ka pasur vlerën më të ulët të krimeve me dhunë që prej 30 vjetësh. Uashingtoni ka rreth 700.000 banorë dhe një status të veçantë, duke qenë bastion i partisë demokrate.

Prej javësh Trump nxit frymën në opinion kundër të pastrehëve dhe kriminelëve në kryeqytet. Në prag të këtij vendimi ai pati deklaruar një nismë kundër këtyre.

“Të pastrehët duhet të largohen, menjëherë”, shkruan ai në platformën e tij Truth Social. Ai postoi edhe fotografi të çadrave të të pastrehëve dhe ndotjet në anët e rrugëve. “Ne do t’u ofrojmë juve strehim, por shumë larg nga kryeqyteti.” Sipas tij qyteti duhet të bëhet më i sigurt dhe më i bukur si asnjëherë më parë. Kriminelët ai do t’i çojë në burg.

Garda kombëtare është pjesë e ushtrisë së SHBA-së

Trump udhëzoi mobilizimin e gardistëve dhe marinsave të ushtrisë edhe gjatë trazirave lidhur me migracionin në Los Anxhelos,

Ndërkohë këto forca janë tërhequr nga qyteti. Por çështja ka kaluar në gjykatë lidhur me legjitimitetin dhe proporcionin e një mobilizimit të tillë. Garda kombëtare është pjesë e një njësie rezerviste të ushtrisë së SHBA-së. Normalisht shtetet federale e kanë vet kontrollin ndaj gardës kombëtare. Në raste emergjence kombëtare presidenti i SHBA-së mund të marrë komandën. Garda nacionale mund të angazhohet në raste katastrofash natyrore, trazirash apo raste emergjence SHBA kanë gjithsej mbi 325.000 gardistë kombëtarë, sipas të dhënave të mëhershme.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përfitimet familjare në Europë: Shqipëria në fund të listës, shumë larg mesatares së BE-së
Artikulli tjetër A është krimi në Uashington DC ‘jashtë kontrollit’, siç pretendon Trump?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.