KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Uashingtoni përcakton si organizata terroriste 8 kartele të drogës në Amerikën Latine
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Uashingtoni përcakton si organizata terroriste 8 kartele të drogës në Amerikën Latine
AktualeBotaPolitike

Uashingtoni përcakton si organizata terroriste 8 kartele të drogës në Amerikën Latine

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2025 8:53 am
128 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Administrata e Presidentit Trump po etiketon zyrtarisht tetë organizata të krimit të organizuar në Amerikën Latine si ‘organizata të huaja terroriste’, duke shtuar trysninë amerikane mbi kartelet që veprojnë në Shtetet e Bashkuara dhe atyre që i ndihmojnë ato.

Veprimi i bazuar në urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump më 20 janar, ku mes të tjerash përcaktohen edhe organizatat kriminale Tren de Agua e Venezuelës dhe MS-13 në El Salvador, do të publikohet zyrtarisht të enjten në Regjistrin Federal.

Ndër përparësitë kryesore të presidentit republikan është edhe sigurimi i kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Presidenti Trump është zotuar për dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm, dërgimin e trupave ushtarake në kufi dhe arritjen e marrëveshjeve me disa vende për të pranuar më shumë emigrantë.

Përcaktimi si organizata terroriste i rrjeteve kriminale, siç janë kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe që kanë synime përfitimi financiar, është diçka e pazakontë, sepse ky etiketim është përdorur zakonisht për grupe si al-Kaeda ose Shteti Islamik, që e përdorin dhunën për qëllime politike.

Administrata e Presidentit Trump argumenton se lidhjet dhe operacionet ndërkombëtare të këtyre grupeve, përfshirë trafikun e drogës dhe të imigrantëve si dhe përdorimi i dhunës për të zgjeruar territoret e tyre, janë përcaktues në marrjen e vendimit.

Kritikët thonë se kjo është një lëvizje e panevojshme dhe e ashpër që mund të dëmtojë marrëdhëniet dhe të paralizojë tregtinë me Amerikën Latine.

Bizneset, bankat dhe blerësit mund të kenë frikë nga një ndjekje e mundshme penale nga Shtetet e Bashkuara nëse me vetëdije ose pa vetëdije kanë ndonjë transaksion që ka lidhje me botën e karteleve të drogës.

Këto kartele kanë një përhapje të gjerë në ekonominë meksikane, jo vetëm përmes trafikut të drogës dhe të imigrantëve por duke luftuar për kontrollin e biznesit disa miliarda dollarësh të tregtisë së avokados.

Grupet e ndihmave thonë se, në të kaluarën, përcaktimi amerikan i disa grupeve si organizata të huaja terroriste ka kërcënuar në përgjithësi importin ushqimor drejt disa shteteve. Një shembull, thonë grupet e ndihmave, është frika e kompanive të transportit se prokurorët amerikanë mund t’i akuzojnë ato për mbështetje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të grupeve terroriste.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, reagoi muajin e kaluar ndaj urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump duke thënë se, Meksika do të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e saj ndërsa synon të koordinohet me Shtetet e Bashkuara.

“Të gjithë duam t’i luftojmë kartelet e drogës,” tha Presidentja Sheinbaum. Shtetet e Bashkuara “në territorin e tyre, ne në territorin tonë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit
Artikulli tjetër Trump kritikon Zelenskiyn, e quan “diktator të pazgjedhur”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.