KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: UEFA dënon Egnatian, nuk ka ndonjë vendim për Borcin për fyerjet ndaj shqiptarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > UEFA dënon Egnatian, nuk ka ndonjë vendim për Borcin për fyerjet ndaj shqiptarëve
Politike

UEFA dënon Egnatian, nuk ka ndonjë vendim për Borcin për fyerjet ndaj shqiptarëve

Përditësimi i fundit: 23 Korrik, 2024 6:58 am
124 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, të hënën është gjobitur me 10 mijë euro nga UEFA.

Vendimin e mori Trupi i Apelit i UEFA-s lidhur me incidentet që ndodhën në ndeshjen e Egnatias ndaj Borcit të Banja Lukës. Borci është klub nga kryeqendra e Republika Srpskas së Bosnjë-Hercegovinës. Është klub serb me qëndrime të forta anti-shqiptare.

Egnatia e Borci u përballën më 17 korrik në Elbasan në praninë e dymijë shikuesve. Me penallti fitoi Borci që avancoi në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Borci në Banja Luka kishte fituar 1:0, ndërsa në Elbasan ndeshja kishte përfunduar 2:1 për Egnatian.

Ka pasur thirrje kundër serbëve në ndeshjen në Elbasan.

“Gjobitet Egnatia me 10 mijë euro dhe urdhërohet për mbylljen e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-s në të cilën luan si vendase, për sjelljet diskriminuese të tifozëve të saj.  Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë dyvjeçare”, shkruan në vendimin e UEFA-s.

Në fakt thirrjet në stadiumin e Elbasanit ishin më shumë përgjigje ndaj sjelljeve shumë diskriminuese të tifozëve serbë në ndeshjen në Banjallukë.

Kishte thirrje “Kosova, Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Për shkak të këtyre thirrjeve lojtarët e Egnatias kishin ndalur lojën, që kishte vazhduar shumë minuta më pas.

Por në faqen zyrtare të UEFA-s nuk ka ndonjë vendim publik për dënimin e Borcit. Megjithatë është publikuar vendimi për dënimin e Egnatias. Edhe ndeshja në Elbasan ishte ndërprerë.

Thirrje kundër shqiptarëve ka pasur nga serbët në Euro 2024. Dhe UEFA ka ndarë të paktën një gjobë për këtë ndaj federatës serbe. Ndërkohë ka dënuar FSHF-në për thirrjet ndaj serbëve, ashtu si Mirlind Dakun për fyerje të serbëve e maqedonasve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Analiza: Tërheqja e Presidentit Biden nga gara shkakton konfuzion
Artikulli tjetër Shkencëtarët në Britani zbulojnë ilaçin që mund të zgjasë jetën 25%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.