KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Ujku, ujku’ bërtiste SPAK-u, ndërsa çakalli bënte kërdinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > ‘Ujku, ujku’ bërtiste SPAK-u, ndërsa çakalli bënte kërdinë
AktualeFokusOpinionPolitike

‘Ujku, ujku’ bërtiste SPAK-u, ndërsa çakalli bënte kërdinë

Përditësimi i fundit: 17 Maj, 2025 8:14 am
222 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gazetari Flamur Vezaj në një postim në rrjetet e tij sociale ka komentuar kontrollet e SPAK ndaj subjekteve të PSD dhe “moskontrollet” në disa subjekte të tjera që sipas tij kanë arsye që të jenë në lupën e Prokurorisë së Posaçme.

Vezaj shkruan se SPAK doli në terren jo për të hetuar ndonjë aferë, po për të kapur mesazhet e një militanti të PSD. Gazetari shprehet se, teksa prokurorët merren me sekuestrime telefonash janë disa kandidatë për deputet në Durrës, Elbasan dhe Tiranë, të cilët sipas tij kanë mbledhur vota me skema dhe njerëz krimi.

Vezaj ka komentuar dhe rezultatet e votimeve në burgjet e Tiranës, ku ministri i Brendshëm doli më i votuari dhe pas tij vinte Ermonela Felaj. Më tej gazetari shprehet se që pas 9 majit treshja “Altin Dumani, Olsian Çelaj dhe Ilir Proda” janë zhdukur nga qarkullimi, për shkak se zgjedhjet sipas tyre shkuan “perfekt”.

POSTIMI I PLOTË: 

“Ujku, ujku” bërtet SPAK-u, ndërsa çakalli bënte kërdinë…ku humbi Dumani e task-forca e tij!!??

Kjo është Shqipëria e vitit 2025, vendi ku drejtësia jo vetëm që është selektive, por është bërë dhe regjisore e një reality-show komik, ku protagonist është SPAK-u me lupën në dorë dhe verbërinë e zgjedhur me kujdes. Këtë herë “armikun e zgjedhur” e kanë gjetur: Partia e Doshit! Të gjithë janë turrur pas saj si të kenë zbuluar Al Caponen në Bushat. Çfarë gjetën? Telefona! Po, telefona! Aq shumë bujë për një “kallaj” teknologjik.

SPAK-u, me task-forcën që u lançua si “Dream Team” me reklama hollivudiane, doli më në fund në terren. Jo për ndonjë mega-aferë, por për të kapur mesazhet e një militanti që shkruante “do vish te mitingu?”. Kjo është drejtësia me efekt zhurme, pa asnjë efekt konkret. Ndërkohë Doshi? Po bën atë që ka bërë gjithmonë: ndihmon hallexhinjtë dhe ata e shpërblejnë me votë. Kur e bënte me PS-në dhe PD-në ishte “strategjik”, tani u kthye në “rrezik kombëtar”.

Por le të flasim për të çakallin! Në Durrës, Arkand Balla ka përsëritur me sukses formulën “Qyrbja-Gjushi”, një supermakineri votash që e bën Ramën të duket si fillestar. Me ndihmën e Ergys Agaçit dhe Xhevdet Troplinit (Poja), kanë arritur standardin zviceran të manipulimit pa asnjë hetim. SPAK? Atje e gjen te ndonjë kafene, duke u këshilluar për cilësinë e kartelave SIM!
Po në Elbasan? Sara Mile, zonja e ndarësve metalikë, e preferuara e zv/kryeministres Baluku, ka mbledhur vota nga të gjithë atje, Aqif Rakipi, Dine Çami, Kamber Mehaj e njerëzit e Suel Çelës! Një operacion i kompletuar! Po SPAK? Ka ngecur duke analizuar një telefon Nokia model i vjetër, i sekuestruar në Rrëshen.

E pastaj kemi “shpresën e re të urbanizimit të ndershëm”, Blendi Gonxhen, zëvendësuesin potencial të Lali Erit! “Investitorët strategjikë” të Tiranës dhe “ndërtuesit” e ndershëm i numërojnë votat më mirë se fondet e PPP-ve! SPAK nuk duket gjëkundi për Gonxhen se i prish imazhin! Edhe Orlando Rakipi fitoi me suksese mandatin e dytë, fal politikave të tij shumë të dobi prurëse në Tiranë!

Por akti final i tragjikomedisë ndodhi në burgje! Aty ku ndodh mrekullia shqiptare: Ministri i Brendshëm del kandidati më i votuar. Dhe pas tij, zonja e një prokurori merr më shumë vota se gati e gjitha opozita. Demokracia jonë është kaq e fortë, sa të burgosurit votojnë për ata që i kanë futur brenda! E SPAK? Po, po… ndoshta ishte duke çaktivizuar Face ID në ndonjë telefon të sekuestruar.

Që pas 9 majit, treshja e VIP-save Dumani, Çelaj dhe Proda janë zhdukur nga qarkullimi, mbase janë dërguar me mision të posaçëm në “shtëpinë e pushimeve” që ndodhet pranë pushtetit. Zgjedhjet, sipas tyre, shkuan “perfekt”. Sepse kur votat vidhen me shije, nuk lihen gjurmë për SPAK-un.

Tani, spektakli ka mbaruar. SPAK ka nisur fazën “pas-zgjedhore”: kontrollin e telefonave të militantëve të Doshit. Ndërsa çakallët e vërtetë, ata që blejnë vota me leje ndërtimi dhe miliona euro “investime patriotike”, pijnë verë të bardhë dhe qeshin… me drejtësinë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të paktën 100 persona humbin jetën nga bombardimet izraelite në Gaza
Artikulli tjetër Teherani në ankth pas takimit të Trumpit me liderin e ri sirian

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.