KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2025 8:15 am
193 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kryetari ende në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë lëvizjen e tij të parë publike kundër kryesocialistit dhe kryeministrit, Edi Rama. Ai ka ngarkuar avokatët që të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese ankimin kundër vendimit të shkarkimit nga detyra, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Jeta politikë në ngjitje e Erion Veliajt u shkërrmoq në 10 shkurt 2025, kur gjykata e posaçme miratoi kërkesën e prokurorëve për arrestimin e tij, nën akuzat e “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.

Prej asaj dite, jeta publike dhe personale e kryebashkiakut me tre mandate në krye të Tiranës mori tatëpjetën. Gjykatat e të tre niveleve nuk i miratuan zbutjen e masës së sigurimit, ndërkohë që mentori i tij politik, Edi Rama, kreu të gjitha lëvizjet institucionale e proceduriale për shkarkimin e tij nga detyra, me argumentin se “ka mbi tre muaj që mungon në detyrë” dhe se “kjo është shumë e dëmshme për punët e qytetit”.

Veliaj, i cili deri më tani i ka kërkuar “dashakeqësit” e tij tek prokurorët, opozita ose edhe tek ndonjë ish-koleg i tij socialist, duket se e ka kuptuar se nuk ka çfarë të humbasë nëse etiketon emrin e vërtetë të njeriut që e dërgoi pas hekurave-Edi Rama.

Lëvizja e Veliajt ngjan me një lloj rebelimi në pallatin e pushtetit. Megjithatë, shija e saj ngjan më shumë me një pazar, për të rikthyer lirinë personale të Erionit.

Rebelim

Ankimi që Erion Veliaj dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese bllokon përkohësisht tentativën e nisur nga Edi Rama për ta zëvendësuar atë me Ogerta Manastirliun në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kushtetuta parashikon që, në rastet e ankimit nga kryebashkiaku i shkarkuar, procesi për zëvendësimin e tij pezullohet deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses. Lëvizja e Veliajt bllokon, më së paku, katër muaj lojën e Ramës me Manastirliun.

Shkarkimi i Veliajt nuk ishte thjesht një akt administrativ. Ajo është një lëvizje politike e kalkuluar për të fshirë nga jeta politike njeriun që i ishte mbushur mendja se mund të ishte pasues i Ramës në Partinë Socialiste.

Veliaj ka krijuar prej kohësh një pol politik, me ndikim në sistemin e drejtësisë. Personazhi më i dukshëm në krah të tij është Fatmir Xhafaj, i cili nga ana e tij ka ndikim të fuqishëm tek kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e, nëpërmjet tij, edhe tek disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në një përkim situatash, Erion Veliaj ka nevojë urgjente për këto dy gjykata. Në një kohë shumë të shpejtë, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë një kërkesë të dytë të Veliajt për ndryshimin e masës së sigurimit, pasi i ka rrëzuar më herët një ankim të ngjashëm në korrik të këtij viti.

Nga ana tjetër, padia e dorëzuar nga Veliaj këtë të Hënë (29 shtator 2025) në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, duhet të shqyrtohet nga një trupë gjyqtarësh “Xhafaj-Sadushi”, të cilëve pritet t’u bashkohet edhe një anëtar i ri, i pjellë nga një proces tejet i kontestuar, i drejtuar nga Sokol Sadushi, që përfundoi me zëvendësimin e kryetares aktuale të Kushtetueses, Holta Zaçaj.

Në këtë situatë, duket se lëvizja e Erion Veliajt është një formë rebelimi ndaj Edi Ramës. Megjithatë, ai e di shumë mirë se kryesocialisti ka të gjitha pushtetet në dorë dhe një rebelim, sado i mirëpritur përj një pjesë të socialistëve, nuk duket se çon askund.

Pazar

“Konflikti” ndërmjet Ramës dhe Veliajt është thelbësisht politik dhe sallat gjyqësore janë thjesht sfondi për ta bërë sa më spektakolare përplasjen mes tyre.

Erion Veliajt, me shumë mundësi, nuk i intereson aspak vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai e di shumë mirë se grupi “Xhafaj-Sadushi” në Kushtetuese, as nuk do të guxojë të dalë kundër vendimit të “Liderit Suprem”.

Shumica dërrmuese e gjyqtarëve kushtetuese e kanë treguar thuajse në çdo rast që janë një tufë “eunukësh” përballë Edi Ramës. Ata nuk kanë marrë asnjë vendim kundër qeverisë. Në ato raste kur shkeljet e kabinetit qeveritar kanë qenë flagrante, Gjykata Kushtetuese, me shumicën e votave, ka miratuar vendime “as mish, as peshk”, duke shfrytëzuar mekanizma apo edhe përsiatje ligjore, për të mos iu kundërvënë.

Edhe në rastin e padisë së Veliajt kundër Ramës, nuk do të jetë aspak çudi që Gjykata Kushtetuese të mbajë ritmin e saj e, fjala vjen, mund të rrëzojë ankimin e kryebashkiakut të arrestuar, me pretendimin se ajo nuk është lëndë juridiksioni për të, por për Gjykatën Administrative të Apelit.

Duket se ajo që përfiton Veliaj nga padia e tij në Kushtetuese është thjesht koha. Janë të paktën katër muaj kohë të çmuar, në të cilën ai i ka të gjitha mundësitë që t’i tregojë shefit të tij politik se nuk do të ketë aspak ndërmend që të flasë kundër tij për të fshehtat e rrezikshme të pushtetit.

Në situatën aktuale, Erion Veliaj nuk ka çfarë të kërkoj më shumë, vetëm lirinë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritja e udhëtimeve dhe turizmit
Artikulli tjetër Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.