KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vizita e Ramës në Izrael dhe llogaritë për mbijetesë politike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Vizita e Ramës në Izrael dhe llogaritë për mbijetesë politike
KryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Vizita e Ramës në Izrael dhe llogaritë për mbijetesë politike

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 12:59 pm
126 Shikime
Share
11 Min. Leximi
Screenshot
SHARE

Salla u ngrit në këmbë kur u njoftua mbërritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Izraelit, Isak Herzog në Konferencën Ndërkombëtare në luftën kundër Antisemitizmit në Jerusalem.

Në ditën e dytë të vizitës në Izrael, kryeministri i Shqipërisë u prit me duartrokitje, ndërsa e drejta e fjalës iu dha menjëherë pas presidentit të Izraelit.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Edi Rama ishte i vetmi kryeministër në detyrë që ka pranuar të bëhej pjesë e këtij aktiviteti. Video më poshtë:

Në pjesën më të madhe të fjalimit, Rama foli për hebrenjtë e shpëtuar në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, ndërsa bëri me dije qëndrimin e Shqipërisë, që nuk zgjedh as antisemitizmin, por as islamofobinë.

Fjalimi qe korrekt dhe i balancuar, por pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ekspozimi i Ramës në një skenë të përzgjedhur politikisht tregojnë një ripozicionim të qartë ndërkombëtar.

Në thelb, Izraeli po tenton të krijojë një platformë politike kundër kampit progresist liberal, një bosht të ri që po ngjizet mes trumpistëve amerikanë, establishmentit izraelit dhe të djathtës radikale europiane.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është kjo: Ç’po kërkon Edi Rama në këtë koalicion të ri trumpist–izraelit–të djathtë europiane?

Izraeli si platformë e një aleance të re politike

Sot, Izraeli është nyja ku po mblidhen fijet e një aleance të re globale, e ndërtuar mbi sigurinë, kundërshtimin e islamit politik, refuzimin e migracionit dhe sfidimin e progresizmit liberal.

Figura më aktive e kësaj platforme është Amichai Chikli, ministri izraelit i Diasporës dhe Luftës kundër Antisemitizmit. Chikli është një figurë kontroverse, i përplasur hapur me organizatat tradicionale hebreje dhe i akuzuar për normalizimin e aleancave me të djathtën ekstreme europiane.

Ai e ka artikuluar qartë vizionin e tij: radikalizmi islam është “kërcënimi kryesor” për hebrenjtë, progresizmi liberal nuk është më i besueshëm dhe aleanca me partitë e djathta europiane është një domosdoshmëri strategjike, edhe nëse ato mbartin histori të errëta.

Në një shkrim të The Times of Israel, Chikli e bën të qartë se boshtin ideologjik që po tenton të krijojë me një fjali që është, në thelb, udhërrëfyesi i kësaj aleance: “Kërcënimi i vërtetë për hebrenjtë e Europës është Islami radikal, jo e djathta politike.”

Këtu qëndron nyja e koalicionit që po krijohet. Kur antisemitizmi kornizohet si produkt kryesor i “Islamit radikal”, shumë parti të djathta europiane, që mbartin mbi vete akuza për racizëm, islamofobi dhe ksenofobi, dalin nga pozicioni mbrojtës dhe kalojnë në ofensivë, duke u paraqitur si “mbrojtës” të hebrenjve dhe si aleatë natyralë të Izraelit.

Lista e të ftuarve në Konferencën Ndërkombëtare të Antisemitizmit flet vetë. Aty është Geert Wilders, simbol i islamofobisë në Holandë. Jimmie Åkesson dhe Sweden Democrats, me rrënjë në ekstremizmin e djathtë. Vox në Spanjë, National Rally në Francë dhe figura të tjera të njohura për retorikë anti emigrantë dhe kundër komuniteteve myslimane.

Lëvizja vjen si kundërpërgjigje për njohjen e Palestinës nga disa prej qeverive kryesore të perëndimit, që kanë krijuar një ndarje të qartë nga estabilishmenti politik në Izrael.

Në kulmin e masakrave në Gaza, Spanja, Norvegjia, Irlanda, Franca, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohën shtetin palestinez, ndërsa tribunali i Hagës firmosi urdhër arresti për Benjamin Netanjahun për krime kundër njerëzimit. Në këtë situatë, politikanët izraelitë janë në kërkim të një aleance të re në Europë.

E shkuara me Soros dhe demokratët amerikanë

Për më shumë se një dekadë, Edi Rama u perceptua dhe u promovua si një nga figurat më të besueshme të progresizmit liberal në Europën Juglindore. Mbështetja e hapur e rrjeteve të lidhura me George Soros, marrëdhënia e afërt personale Alex Soros, si edhe afrimi i vazhdueshëm me demokratët amerikane ishin boshti mbi të cilin Rama ndërtoi legjitimitetin e tij ndërkombëtar

Prova kryesore e këtij flirti janë marrëdhëniet personale që Rama ndërtoi me familjen Soros. “I kam mik Alex Soros, edhe të atin, dhe jam krenar për atë miqësi”, shprehej ai në një nga daljet publike të vitit të kaluar, duke shtuar se kushdo mund ta verifikojë këtë përmes “koleksionit të fotove” me ta.

Jo më kot, Rama ishte një nga të ftuarit e dasmësë së Alex Soros vitin e kaluar me Huma Abedin, ish-ndihmëse të besuar të Hillary Clinton. Në dasëm, ku Edi Rama mbajti një fjalim, ishin të ftuar emrat më të rëndësishëm të demokratëve amerikanë si Hillary dhe Bill Clinton; ish-zv.presidentja amerikane Kamala Harris; senatori Chuck Schumer nga Nju Jorku, udhëheqës i pakicës; ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi etj.

Si shembull i flirtit me demokratët amerikanë mund të shërbejë strehimi i gati 4 mijë afganëve, pas braktisjes që iu bë nga ushtria amerikane në vitin 2021. Meqënëse pranoi të strehonte në Shqipëri afganët, kryeministri Rama u nderua në SHBA me çmim solidariteti, që iu dorëzua nga Hillary Clinton në SHBA, duke përforcuar imazhin e tij pranë demokratëve amerikanë.

“Për fat të keq, një dorë e vogël udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama” shprehej atëherë Hillari Klinton.

“Është gjëja e drejtë e më e natyrshme për t’u bërë,” thoshte Rama për New York Times, “Ne nuk i vendosim njerëzit në kampe. Ato janë çnjerëzore.” shprehej ai në një dokumentar që u përgatit për afganët.

Në vitet që pasuan administrata e Biden i dha një mbështetje bujare, që kulmoi me vizitën e sekretarit të shtetit Entoni Blinken, i cili e quajti Ramën “një udhëheqës të shquar por edhe një kryeministër shumë të mirë”.

Askush nuk u çudit edhe kur bashkëshortja e tij Linda Rama shkruante parathënien e librit të përkthyer në shqip të Kamala Harris, kandidaten humbëse të demokratëve përballë Donald Trump.

Vetëm se ky ishte Rama i djeshëm, i përqafuar nga think-tank-et liberale, i ftuar në forume progresiste dhe i mbrojtur politikisht nga një establishment perëndimor që e shihte Shqipërinë si një histori suksesi.

Aleancë filloi të konsumohet pas zgjedhjeve të 5 nëntorit 2024 në Shtetet e Bashkuara. Demokratët e humbën pushtetin në SHBA dhe Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, i etur për hakmarrje ndaj të gjithë atyre që e kishin sulmuar në mandatin e parë dhe më vonë, gjatë katër viteve të Joe Biden.

Valët sizmike të tërmetit që ndodhi në politikën amerikane me fitoren e Trump mbërritën disa muaj më pas edhe në Shqipëri.

Presioni mbi organet e drejtësisë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar është rritur ndjeshëm muajt e fundit, ndërsa gjuha e Departamentit të Shtetit ka ndryshuar katërcipërisht. Nxitja që i bëjnë të dërguarit e SHBA prokurorëve të SPAK duket sikur e ka zhveshur Ramën nga mburoja politike që kishte gëzuar për vite me radhë.

Deklaratat e përsëritura të përfaqësuesve amerikanë në Tiranë, të cilat theksonin pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë, nuk shoqërohen më me indulgjencë politike ndaj qeverisë, por me mesazhe për luftë ndaj organizatave kriminale dhe korrupsionit. Aleanca liberale nuk garanton më imunitet.

Këtu qëndron edhe motivimi personal i Ramës: nevoja për një bosht të ri mbrojtës në një skenë ndërkombëtare që po ndryshon me shpejtësi.

Rama si alibi politike e ekstremistëve, në këmbim të ruajtjes se pushtetit

Në këtë kontekst, kryeministri i një vendi me shumicë muslimane si Edi Rama shërben si figurë pastruese për koalicionin e ri “trumpistë-estabilishmenti izraelit-e djathta ekstreme europiane”. Ai përdoret për të zbutur dhe legjitimuar një koalicion që, në thelb, ndërton identitetin e tij mbi frikën nga islami politik dhe emigracioni mysliman.

Shqipëria, ku nuk ekziston asnjë debat i brendshëm për antisemitizmin, bëhet pjesë e tryezës thjesht sa për të qenë aty, si provë se “ne nuk jemi kundër myslimanëve”.

Ndërkohë, me praninë e tij në këtë tryezë, Rama bën një tentative për t’u rreshtuar qartësisht në një bosht të ri ideologjik, mesazhet e të cilit burojnë drejtpërdrejt nga Trump dhe aleatët e tij.

Llogaria është e thjeshtë. Rama po kërkon të ripozicionohet si aleat i dobishëm në epokën Trump, për të prishur imazhin e deritanishëm si një marionetë e Soros. Me praninë e tij mes koalicionit të ri, ai shpreson të zbusë presionin diplomatik amerikan, të ndalë izolimin politik dhe, mbi të gjitha, që drejtësia e mbështetur nga SHBA të mos e ketë më prioritet.

Kjo përpjekje për t’u rreshtuar në anën e të djathtës ekstreme në Europë nuk ka nisur tani. Sinjali i parë ishte projekti kontrovers i qeverisë italiane, për ngritjen e kampit për refugjatët në Gjadër.

Për të bërë këtë kapërcim politik, nga Soros tek ekstremistët e djathtë, Edi Ramës nuk i duhet të ndryshojë asgjë, sepse ai nuk ka besuar asnjëherë tek vlerat e njërit kamp apo tjetrit. Me aleancën e re ai po bën thjesht një llogari për të ruajtur pushtetin. Prandaj është gati të shtrëngojë duart me këdo. Edhe me ata që nesër, nuk është çudi t’i denoncojë si ekstremistë apo islamofobë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE
Artikulli tjetër Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.