KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE
AnalizeKryesorePolitikeZhvillim

Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 12:55 pm
141 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pranimi i këtyre vendeve është një perspektivë realiste dhe jo si rezultat i favorizimit të BE-së, analizoi këto ditë një forum i mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike (wiiw).

Pjesëmarrësit vunë në dukje se pavarësisht pozicionit të favorshëm, Shqipëria ka një përqendrim shqetësues të pushtetit dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç mund të krijojë ende paqëndrueshmëri në Mal të Zi, ndaj një skenar i anëtarësimit të pjesshëm në BE është më i mundshëm në tre vitet e ardhshme.

Sipas këtij skenari anëtarësimi i pjesshëm do të thotë që një vend kandidat hyn në bashkimin ekonomik dhe institucional të Bashkimit Europian, pa qenë ende anëtar me të drejta të plota politike (vote).

Sipas këtij skenari Shqipëria do ketë akses në tregun e brendshëm të BE-së, të përfshihet në politikat e saj ekonomike, të marrë fonde zhvillimi dhe të zbatojë legjislacionin europian, ndërkohë që nuk do të ketë të drejtë vote në Këshillin e BE-së, nuk do të ketë komisioner europian dhe nuk do të ketë përfaqësim të plotë në Parlamentin Europian.

Sipas këtij skenari Mali i zi dhe Shqipëria do të jenë brenda BE-së në aspektin ekonomik dhe rregullator brenda tre viteve të ardhshme, po për shumë vite të tjera nuk mund të jenë anëtar politik i Unionit.

Ky model sipas analistëve të Vjenës synon të kapërcejë paradoksin aktual të zgjerimit, ku vendeve kandidate u kërkohet të zbatojnë një pjesë shumë të madhe të rregullave të BE-së, por për vite të tëra nuk përfitojnë ekonomikisht nga ky proces.

Me këtë formë anëtarësimi kompanitë shqiptare do të kenë akses real në tregun e përbashkët europian, pa tarifa dhe pa barriera jo-tarifore, që investitorët e huaj ta trajtojnë vendin si pjesë të hapësirës ekonomike të BE-së dhe që ekonomia shqiptare të integrohet drejtpërdrejt në zinxhirët e prodhimit dhe të shërbimeve të Europës.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria do të mund të merrte fonde shumë më të mëdha se ato që merr sot përmes instrumenteve të para-anëtarësimit, duke përfituar nga fondet strukturore, bujqësore dhe infrastrukturore që sot janë të rezervuara vetëm për shtetet anëtare.

Nga ana e Bashkimit Europian, kjo shihet si një mënyrë për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, për ta lidhur atë fort me ekonominë europiane dhe për të ulur ndikimin e aktorëve të tjerë gjeopolitikë, pa u detyruar të marrë menjëherë vendime politike të ndjeshme për anëtarësimin e plotë.

Nga ana e vendeve kandidate, anëtarësimi i pjesshëm shihet si një mënyrë për të mos humbur edhe një dekadë tjetër në pritje, ndërkohë që popullsia emigron dhe ekonomitë mbeten të izoluara nga tregu më i madh në botë.

Për lëvizjen e njerëzve, anëtarësimi i pjesshëm në BE nënkupton se qytetarët e një vendi si Shqipëria të kenë më shumë të drejta për të punuar, studiuar dhe qëndruar në vendet e BE-së, por jo pa kufizime. Modeli që po diskuton BE është i ngjashëm me atë që ka sot Norvegjia ose Zvicra në disa fusha, por më i kufizuar.

Analistet e Vjenës pohuan se Ballkani Perëndimor ka pritur në radhë për një kohë të gjatë, duke theksuar se, fitimet nga konvergjenca ekonomike e BE-së kanë qenë mjaft të pakta. Për më tepër, politikat e rrepta fiskale në rajon kufizojnë manovrat.

Ndryshe nga Ukraina, Ballkani Perëndimor ka qenë mjaft i mirë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe perspektiva e tyre e përgjithshme është pozitive, me një situatë makroekonomike mjaft të qëndrueshme. Çështja më problematike këtu është mungesa e konkurrueshmërisë, e shoqëruar me një nevojë urgjente për një politikë më të mirë industriale.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spanja “noton” kundër rrymës, miraton dekretin për të legalizuar 500 mijë emigrantë pa dokumente
Artikulli tjetër Vizita e Ramës në Izrael dhe llogaritë për mbijetesë politike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.