KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hungaria hap dosjet sekrete të komunizmit: spiunë në çdo familje…
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hungaria hap dosjet sekrete të komunizmit: spiunë në çdo familje…
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

Hungaria hap dosjet sekrete të komunizmit: spiunë në çdo familje…

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 10:55 am
11 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e re e Hungarisë, pritet të publikojë të mërkurën emrat e dhjetëra mijëra personave që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete gjatë regjimit komunist, në një përpjekje për të zbardhur të kaluarën dhe për të rikthyer besimin e publikut.

Nga viti 1945 deri në vitin 1989, shërbimet e sigurisë shtetërore në Hungari përdorën një rrjet të gjerë informatorësh për të mbikëqyrur qytetarët dhe për të shtypur çdo formë kundërshtimi ndaj regjimit.

Informatorët raportonin për fqinjët, miqtë, kolegët dhe madje edhe anëtarët e familjes. Disa prej tyre u detyruan të bashkëpunonin përmes shantazhit, ndërsa të tjerë u rekrutuan me premtime për përfitime të ndryshme.

Për dekada me radhë, dokumentet e shërbimeve sekrete mbetën kryesisht të paarritshme për publikun, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për transparencë.

Kryeministri Péter Magyar kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do të hapte dosjet e ish-policisë sekrete. Në shtator, qeveria miratoi ligjin që mundëson publikimin e tyre, ndërsa nisma u mbështet nga shumica e qytetarëve, sipas sondazheve të cituara nga mediat

Sipas historianëve, në dosje përmenden rreth 50 mijë deri në 60 mijë persona, por vlerësohet se vetëm 10 për qind e tyre janë ende gjallë.

Megjithatë, dokumentacioni është i paplotë dhe për një pjesë të madhe të personave nuk ka të dhëna të hollësishme mbi shkallën apo motivet e bashkëpunimit.

Dosjet për rreth nëntë mijë persona, të cilat përmbajnë dokumentacion më të detajuar, pritet të publikohen në shkurt, pasi të jenë redaktuar të dhënat personale dhe informacionet sensitive që lidhen me viktimat.

Historianët theksojnë se publikimi i dokumenteve do ta bëjë Hungarinë një nga vendet më transparente të ish-bllokut lindor për sa i përket së kaluarës së shërbimeve sekrete.

Megjithatë, hapja e arkivave pritet të rikthejë në vëmendje edhe histori të dhimbshme familjare. Shumë qytetarë mund të zbulojnë për herë të parë se njerëz të afërt kanë bashkëpunuar me regjimin komunist.

Hungaria nuk është vendi i parë ish-komunist që ndërmerr një hap të tillë. Gjermania Lindore hapi arkivat e shërbimit sekret Stasi në vitin 1992, ndërsa Republika Çeke i bëri publike dosjet në vitin 2003.

Letonia publikoi dokumentet për informatorët në vitin 2018.  Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se dokumentet duhet të trajtohen me kujdes, pasi jo çdo person i përmendur në dosje ka pasur të njëjtën shkallë përgjegjësie.

Disa janë detyruar të bashkëpunojnë, ndërsa të tjerë kanë vepruar vullnetarisht.

Publikimi i dosjeve shihet si një hap i rëndësishëm për përballjen e shoqërisë hungareze me të kaluarën komuniste, por edhe si një proces që mund të hapë plagë të vjetra dhe të nxisë debate mbi përgjegjësinë individuale dhe historinë familjare.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?

Një brez në revoltë: “Premtimet që u bëmë janë shkelur dhe ata e dinë këtë”

Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale

SHBA-ja kërkon rikthimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës

Nga 1 janari ndryshojnë rregullat për numrat celularë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bilanci i protestave, 269 të mitur u shoqëruan në polici
Artikulli tjetër 2 milion euro për pajisje kundër protestuesve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

2 milion euro për pajisje kundër protestuesve
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 3 Nëntor, 2026
Bilanci i protestave, 269 të mitur u shoqëruan në polici
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Nga protestat në Tiranë te Parlamenti Italian, kërkohet transparencë për municionet
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.