KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës
AnalizeFinanceKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 10:51 am
24 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar, kontrata koncesionare që parashikonte ngritjen e tij vijon të ketë një vend në buxhetin e shtetit.

Sipas dokumenteve të projektbuxhetit 2027, qeveria ka parashikuar 1 miliard lekë, ose rreth 10 milionë euro, për kontratën koncesionare që përfshin ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë.

Por, të dhënat e publikuara në relacionin e projektbuxhetit tregojnë se angazhimi financiar nuk përfundon me vitin 2027.

Për vitin 2028 janë parashikuar 1.1 miliardë lekë dhe për vitin 2029 edhe 1.2 miliardë lekë.

Kështu, për periudhën 2027-2029, fondi i planifikuar për këtë kontratë arrin në 3.3 miliardë lekë.

Ndërkohë, për vitin 2026, buxheti i rishikuar parashikon 1.33 miliardë lekë për të njëjtin koncesion.

Pagesat për koncesionin vijojnë prej vitesh

Kontrata koncesionare me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Tiranë” u nënshkrua më 31 gusht 2017 mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. SPV”.

Vlera e investimit të parashikuar në kontratë ishte 128.2 milionë euro pa TVSH, ndërsa afati i saj shtrihet deri në vitin 2047.

Edhe pse projekti parashikonte ndërtimin e një impianti për djegien e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë elektrike, në Sharrë vijon aktiviteti i depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, pa impiantin e incenerimit.

Por, pavarësisht mosrealizimit të impiantit të incenerimit, pagesat për kontratën kanë vijuar ndër vite.

Në një përgjigje zyrtare për Faktoje, Ministria e Financave ka vënë në dispozicion edhe të dhënat analitike për pagesat buxhetore të realizuara për kontratën koncesionare të Tiranës, (duke nisur nga viti 2018), bazuar në raportimin zyrtar të Bashkisë Tiranë, si autoritet kontraktor.

Sipas Ministrisë së Financave, për kontratën që përfshin ndërtimin e landfillit, inceneratorit, rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese dhe prodhimin e energjisë elektrike, nga viti 2018 deri në vitin 2024 janë paguar rreth 7.51 miliardë lekë, ndërsa për 11 muajt e parë të vitit 2025 pagesat arritën në 748.4 milionë lekë.

Në total, pagesat buxhetore të evidentuara për këtë kontratë gjatë periudhës 2018–nëntor 2025, të përpunuara nga Faktoje, arrijnë në rreth 8.2 miliardë lekë.

Pse vazhdojnë pagesat?

Për vijimin e pagesave për koncesionin e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një shpjegim publik.

Në shtator 2022, duke iu përgjigjur një qytetari që e pyeti pse shteti vijonte të paguante kompaninë, kur inceneratori nuk ishte ndërtuar, Rama deklaroi se pagesat bëheshin për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve në impiantin e Sharrës, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike ishte një fazë e projektit që ende nuk kishte nisur.

“Ne paguajmë çmimin për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve në impiantin e Sharrës, ku procesi fillon që nga mbledhja deri pastaj te trajtimi dhe pastaj në fund fare tek transferimi në energji, i cili është një proces që nuk ka filluar.

Kjo është e vërtetë, por që nuk ka lidhje me atë që paguajmë ne, zotëri”, u shpreh kryeministri. Por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës.

Kontrata koncesionare përfshin jo vetëm menaxhimin e mbetjeve, por edhe ndërtimin e inceneratorit dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Shërbimi i trajtimit të mbetjeve në Sharrë kryhet, por kjo nuk e përjashton detyrimin për të verifikuar përmbushjen e pjesëve të tjera të kontratës, për të cilat projekti vijon të mos jetë realizuar.

Koncesioni nën sekuestro dhe në hetim nga SPAK

Problemet me kontratën e inceneratorit të Tiranës nuk lidhen vetëm me mosndërtimin e impiantit.

Ajo është bërë objekt i një prej hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme.

Në gusht 2023, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V. SPV” dhe pasuritë e saj.

Sipas njoftimit të SPAK, hetimet për kontratën e vitit 2017 evidentuan dyshime për mashtrim me pasoja të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Prokuroria bëri me dije se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dyshohej se ishin pronarët de facto të shoqërisë koncesionare dhe se kishin përfituar para përmes faturave tatimore të falsifikuara.

Në dhjetor 2023, SPAK bëri publike edhe gjetjet e hetimit mbi procedurën e dhënies së koncesionit, përfshirë parregullsitë e konstatuara në përzgjedhjen e kompanisë dhe në përllogaritjen e kostove të projektit.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, kontrata vijon të figurojë në planifikimin buxhetor të qeverisë, me fonde të parashikuara edhe për vitet e ardhshme.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?

Një brez në revoltë: “Premtimet që u bëmë janë shkelur dhe ata e dinë këtë”

Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale

SHBA-ja kërkon rikthimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës

Nga 1 janari ndryshojnë rregullat për numrat celularë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga protestat në Tiranë te Parlamenti Italian, kërkohet transparencë për municionet
Artikulli tjetër Bilanci i protestave, 269 të mitur u shoqëruan në polici

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

2 milion euro për pajisje kundër protestuesve
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 3 Nëntor, 2026
Hungaria hap dosjet sekrete të komunizmit: spiunë në çdo familje…
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bilanci i protestave, 269 të mitur u shoqëruan në polici
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Nga protestat në Tiranë te Parlamenti Italian, kërkohet transparencë për municionet
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.