KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 11:20 am
62 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një organizatë kriminale me origjinë shqiptare është vënë në shënjestër të Gardës Civile spanjolle pas zbulimit të një sasie gjigante kokaine, që mund të arrijë në 10 tonë, me vlerë deri në 145 milionë euro. Droga ishte magazinuar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas, në rajonin e Murcias, dhe dyshohet se ishte përgatitur për shpërndarje në tregjet europiane.

Operacioni nisi më 30 tetor, pas një incidenti të rastësishëm në zonën industriale El Labradorcico. Gjatë zhvendosjes së mallrave, një paletë ra nga një pirun ngritës, duke u dëmtuar dhe duke nxjerrë në shesh pakot me kokainë. Personat që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi, ndërsa mjeti i punës u braktis në magazinë.

Policia Bashkiake mbërriti fillimisht pas njoftimit për një aksident të mundshëm në punë. Brenda kapanonit, agjentët zbuluan qindra paleta me pako kokaine. Garda Civile mori menjëherë drejtimin e operacionit dhe nisi kontrollet në zonë.

Në magazinën e parë u numëruan mbi 5 mijë kilogramë kokainë. Hetimet çuan më pas në zbulimin e një kapanoni të dytë, gjithashtu të mbushur me drogë. Vlerësimet paraprake tregojnë se sasia e përgjithshme mund të arrijë në 10 tonë, një prej sekuestrimeve më të mëdha të kokainës në historinë e Spanjës, nëse konfirmohet pesha përfundimtare.

Vlera e ngarkesës llogaritet nga 130 deri në 145 milionë euro, bazuar në çmimin prej 13 mijë deri në 14.500 euro për kilogram në tregun spanjoll.

Pista shqiptare dhe rrjeti i transportit të drogës

Sipas gazetës spanjolle El Español, burime pranë hetimit dyshojnë se pas magazinave qëndron një organizatë kriminale me origjinë shqiptare, e cila kishte kohë që zhvillonte aktivitet në zonën industriale.

Grupi dyshohet se përdorte ambientet për grumbullimin e kokainës dhe organizimin e transportit të saj. Në këtë zonë ishte vërejtur aktivitet i vazhdueshëm ngarkim-shkarkimi me kamionë, ndërsa magazinat nuk kishin asnjë tabelë apo shenjë identifikuese të një kompanie tregtare.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që droga të transportohej përmes rrugëve tokësore drejt vendeve të tjera europiane, e fshehur mes ngarkesave të zakonshme të mallrave. Zona e Murcias ka aktivitet të rëndësishëm në eksportin e prodhimeve bujqësore, duke krijuar qarkullim të vazhdueshëm kamionësh drejt Europës.

Në njërin prej kapanoneve u zbuluan nga 300 deri në 400 paleta, ndërsa ambientet ishin pajisur me kamera sigurie. Përmasat e ngarkesës dhe infrastruktura e magazinimit tregojnë për një operacion të organizuar, me kapacitete të konsiderueshme financiare dhe logjistike.

Mediat spanjolle kanë raportuar arrestimin e një shtetasi me origjinë marokene, pa bërë publik identitetin apo rolin e tij në këtë çështje. Deri tani nuk janë publikuar emrat e personave shqiptarë të dyshuar për përfshirje në organizatë.

Garda Civile po heton pronësinë dhe përdorimin e dy magazinave, origjinën e kokainës, personat që organizonin transportet dhe destinacionet e mundshme të ngarkesës. Hetimi është nën sekret gjyqësor.

Zbulimi i dy kapanoneve në Águilas ka nxjerrë në dritë përmasat e një operacioni të dyshuar ndërkombëtar narkotrafiku, ndërsa pista shqiptare është tashmë pjesë e hetimeve të autoriteteve spanjolle.

Një ngarkesë me vlerë deri në 145 milionë euro u zbulua nga një incident gjatë punës. Kokaina është sekuestruar, ndërsa identiteti i financuesve, organizatorëve dhe drejtuesve të rrjetit që dyshohet se e kontrollonte vazhdon të mbahet nën sekretin e hetimit.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Plas sherri mes Veton Surroit dhe Baton Haxhiut, çështja mund të përfundojë në gjykatë

Peleshi shpik televizionin parlamentar: 500 mijë euro për të dëgjuar ata që flasin gjithë ditën

Modriç hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese

Ujësjellësi i Korçës, 29.5 milion euro kredi pa asnjë këst të shlyer

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një brez në revoltë: “Premtimet që u bëmë janë shkelur dhe ata e dinë këtë”
Artikulli tjetër Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

LIDL/ 100 milion euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Nëntor, 2026
Der Standard: Rama duket gjithmonë e më nervoz!
Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Nëntor, 2026
Në Budapest paratë gjenden në pyje, ndërsa në Tiranë korrupsioni mbetet pa ndëshkim
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Nëntor, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vjet burg
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.