KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vizita e Trumpit në Kinë · Takimi i dy fuqive botërore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vizita e Trumpit në Kinë · Takimi i dy fuqive botërore
AktualeAnalizeBotaPolitike

Vizita e Trumpit në Kinë · Takimi i dy fuqive botërore

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2026 8:57 am
41 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shoqërohet gjatë vizitës së tijnga një delegacion ekonomik, në të cilin bëjnë pjesë ndër të tjerë edhe drejtori i Nvidia, Jensen Huang, dhe ai i Teslës, Elon Musk.

Xi Jinping rrallëherë bën deklarata para vizitave. Por këtë herë ai bëri një deklaratë gjatë së cilës lë të kuptohet se në botë ka mjaftueshëm vend si për Kinën, ashtu edhe për SHBA-në.

Lista e çështjeve të debatueshme mes dy vendeve është e gjatë: nga gara për udhëheqje në fushën e teknologjisë, tek mosmarrëveshjet tregtare, e deri te çështja e trajtimit të ishullit demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si të vetin.

Marrëdhëniet tregtare

Në qendër të bisedimeve janë marrëdhëniet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Trumpi kërkon qasje më të mirë për kompanitë amerikane në tregun kinez. Në këtë kuadër pritet të diskutohet edhe për lejimin e çipave të fuqishëm të inteligjencës artificiale që prodho Nvidia, si dhe për porosi të mundshme avionësh nga kompania Boeing.

Vitin e kaluar SHBA-ja dhe Kina vendosën ndaj njëra-tjetrës tarifa të larta doganore dhe kontrolle eksporti. Një takim mes Donald Trump dhe Xi Jinping në Korenë e Jugut arriti ta qetësonte përkohësisht situatën. Megjithatë konflikti tregtar është ende larg zgjidhjes.

Tajvani në rendin e ditës

Në agjendë janë gjithashtu edhe tema gjeopolitike, si furnizimet amerikane me armë për Taijanin dhe lufta në Iran.

Kina ka vendosur edhe çështjen e Taiwan në rendin e ditës ta takimit. Qëndrimi i Kinës kundër shitjeve amerikane të armëve për Tajvanin është i pandryshueshëm dhe i qartë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, në një konferencë për shtyp.

Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më urgjente. Parlamenti i Tajvanit miratoi pak ditë më parë një ligj për shpenzimet e mbrojtjes, i cili përfshin edhe blerje armësh nga SHBA-ja. Më herët Donald Trump kishte njoftuar për bisedime për një paketë armësh për Tajvanin me vlerë rreth 11 miliardë dollarë.

Sa i përket Iranit udhëheqja kineze e mohon furnizimin me armë. Megjithatë konsiderohet e sigurt se në Iran shkojnë mallra kineze për përdorim të dyfishtë, pra produkte që mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.

Kjo është vizita e dytë shtetërore e Trumpitnë Kinë. Për herë të parë ai ishte në Kinë para nëntë vitesh, në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri, shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit

Shakira, Madonna dhe BTS ndezin finalen e Botërorit 2026

Shifrat e QKB, mbi 2 mijë biznese të reja në prill

Alis performon sot në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision me këngën “Nan”

Paralajmërim për rritjen e çmimeve të biletave të avionit në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike
Artikulli tjetër Përpjekjet e të rinjve evropianë për demokraci

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Zbulohet drafti final i rezolutës për antarësimin në BE
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Turqia: papritur një ishull stabiliteti?
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 14 Maj, 2026
Industria ushtarake portugeze po lulëzon
Analize Bota Ekonomi Fokus 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.