KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi
AktualeAnalizeBotaPolitike

Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2026 12:33 pm
243 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerët e grupeve parlamentare se Komisioni Evropian, i drejtuar nga Ursula von der Leyen, do të përballet me një tjetër mocion mosbesimi. Debati dhe votimi do të zhvillohen në seancën parlamentare javën e ardhshme nëStrasburg. Ky është mocioni i katërt i mosbesimit kundër von der Leyen dhe ekipit të saj breda një gjysmë viti.

Mocioni i katërt i mosbesimit

Mocioni u paraqit nga grupi i djathtë “Patriotët për Evropën”, i cili kritikon von der Leyen dhe ekipin e saj kryesisht për marrëveshjen tregtare Mercosur me vendet e Amerikës së Jugut, Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain. Grupi “Patriotët për Evropën” përfshin, ndër të tjerë, anëtarë të partisë Franceze të Marine Le Pen, Rassemblement National, si dhe anëtarë të partisë së kryeministrit hungarezViktor Orbán.

Që një mocion mosbesimi të debatohet dhe të hidhet në votim në Parlamentin e BE-së, ai duhet të mbështetet nga të paktën një e dhjeta e 719 anëtarëve aktualë të parlamentit.

Të djathtët kritikojnë shpërfilljen e parlamenteve të vendeve anëtare

Grupi parlamentar “Patriotët për Evropën” kritikoi në deklaratën lidhur me mocionin e mosbesimit “shpërfilljen flagrante të Parlamentit Evropian, të parlamenteve kombëtare dhe të miliona fermerëve evropianë” në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes Mercosur. Marrëveshja përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe sovranitetit ushqimor evropian dhe hap tregjet për produkte që nuk përmbushin standardet evropiane, thuhet në deklaratë.

Por mocioni i mosbesimit nuk do të arrijë ta pengojë nënshkrimin e marrëveshjes. Nënshkrimi i saj është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë në Paraguai, ku do të shkojnë edhe Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa.

Mocionet e mëparshme të mosbesimit pa sukses

Mocioni i mëparshëm i mosbesimiti grupit parlamentar “Patriotët për Evropën” kundër von der Leyen dhe komisionit të drejtuar prej saj dështoi në votimin e tetorit 2025 me 378 eurodeputetë që votuan kundër tij kundrejt 179 që votuan pro. Për miratimin e mocionit të mosbesimit është e nevojshme një shumicë prej dy të tretash e votave. Megjithatë, për herë të parë, në atë votim kundër von der Leyen dhe komisionit të saj votuan edhe eurodeputetë nga grupi PPE i partive demo-kristiane, së cilës i përket edhe von der Leyen si politikane e CDU-së.

Po në tetor 2025 Komisioni i mbijetoi gjithashtu një mocion mosbesimi nga grupi i partive të majta, që kishte si zanafillë ndër të tjera marrëveshjen doganore të BE-së me SHBA-në dhe qëndrimin ndaj katastrofës humanitare në Rripin e Gazës. Edhe një mocion i mëparshëm mosbesimi në korrik 2025 dështoi gjithashtu.

Mocionet e mosbesimit mund të kërkohen vetëm kundër të gjithë Komisionit. Nëse mocioni ka sukses atëhere i gjithë Komisioni duhet të japë dorëheqjen.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro

Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori gati për aventurën e re në Lindjen e Mesme

UEFA dhe FIFA ulin “armët”, organi më i madh i futbollit europian tërhiqet nga bojkoti

Si i ngritën shqiptarët rrjetet e kokainës në Ekuador?

KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë nga 1 gushti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Asnjë nga HEC-et nuk ka shkarkime
Artikulli tjetër Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

170 protestues kallëzojnë Ramën në SPAK
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 26 Gusht, 2026
Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan
Analize Kryesore Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.