KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiç injoron kërcënimet e BE: Do marr pjesë në paradën e 9 majit në Moskë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vuçiç injoron kërcënimet e BE: Do marr pjesë në paradën e 9 majit në Moskë
AktualeKomentPolitikeRajoni

Vuçiç injoron kërcënimet e BE: Do marr pjesë në paradën e 9 majit në Moskë

Përditësimi i fundit: 17 Prill, 2025 11:11 am
254 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha të mërkurën se ai nuk e ka ndryshuar mendjen për pjesëmarrjen në paradën e “Ditës së fitores” në Moskë muajin e ardhshëm, pavarësisht presionit të madh nga Bashkimi Evropian për vendimin e tij. Zyrtarët evropianë e kanë paralajmëruar Vuçiç se vizita e tij në Moskë për përvjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore do të ishte një shkelje e kritereve të anëtarësimit të bllokut për anëtarët e rinj të mundshëm dhe mund të prishë ambiciet e Beogradit për në BE.

Vizita do të përbënte gjithashtu një shfaqje të mbështetjes për luftën e Putinit dhe të Moskës kundër Ukrainës. Vuçiç, i cili shpesh ka shprehur pikëpamje pro-ruse, ka thënë se një nga njësitë ushtarake të Serbisë do të marrë pjesë në paradën e 9 majit në “Sheshin e Kuq” në kryeqytetin rus. Ai tha gjithashtu se Serbia për herë të parë po merr pjesë në organizimin e paradës.
“Në periudhën që vjen, ne do të jemi nën presion në lidhje me aktivitetin në Moskë në të cilin kemi paralajmëruar pjesëmarrjen tonë”, – u tha Vuçiq gazetarëve. Në fillim të kësaj jave, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas tha se blloku “e bëri shumë të qartë se nuk dëshiron që asnjë vend kandidat të marrë pjesë në këto aktivitete të 9 majit në Moskë”.

Megjithëse pretendon se dëshiron ta çojë Serbinë në BE, Vuçiç ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar të vendosë sanksione perëndimore kundër Moskës, politika që pothuajse kanë bllokuar plotësisht bisedimet e pranimit të vendit ballkanik me bllokun 27-vendesh.

Vuçiç ka thënë se do të udhëtojë në Moskë me aleatin e tij të krahut të djathtë, kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico. Udhëheqësi sllovak i ka cilësuar si “mosrespektuese” komentet e Kallas që paralajmëroi liderët evropianë të mos udhëtojnë në Moskë. Udhëheqësi separatist serb i Bosnjës Milorad Dodik ka thënë se do të marrë pjesë gjithashtu.

Në vendin e tij, Vuçiç është përballur me protesta masive kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët që kanë tronditur seriozisht sundimin e tij autokratik 13-vjeçar. Ato filluan menjëherë pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor më 1 nëntor në qytetin verior të Novi Sadit që vrau 16 njerëz. Ngjarja ka qenë e lidhur me marrëveshjet e turbullta me firmat kineze dhe kompani të tjera të ndërtimit që ndërtojnë në vendin ballkanik.

Gjithashtu të mërkurën, parlamenti serb miratoi një qeveri të re të mbushur me ministra anti-BE, duke përfshirë ministrin e Informacionit Boris Bratina, i cili është shfaqur së fundmi duke i vënë flakën një flamuri të BE-së dhe duke brohoritur “ne nuk duam BE, ne duam bashkim me Rusinë”. Qeveria e mëparshme u rrëzua për shkak të presionit e protestuesve.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deklarimi i pasurisë, ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024-ës
Artikulli tjetër Arrestohen 525 trafikantë droge në Turqi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa e mbështeti Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë
Kryesore Opinion Politike Sociale 18 Shtator, 2026
I ngatërruan emrin me biznesmenin e arrestuar të pronave, qytetari ankohet
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Shtator, 2026
Nga Lazarati te Kanadaja, si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.