KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiç: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vuçiç: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
AktualeAnalizeKomentPolitikeRajoni

Vuçiç: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Përditësimi i fundit: 18 Gusht, 2025 9:11 am
184 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si përgjigje shtetërore ndaj protestave ditore kundër pushtetit. Në ditët e fundit, protestat janë bërë të dhunshme.

“Nuk po e konsiderojmë këtë masë, sepse procedura është e komplikuar. Është mundësia e fundit, mirëpo nuk e kemi konsideruar dhe nuk do të dëshiroja që ta konsiderojmë”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka thënë se në “tre apo katër ditët e ardhshme shteti do të marrë vendime të habitshme” si përgjigje ndaj protestave kundër Qeverisë.

“Do të duket sikur ne jemi tërhequr, sikur jemi frikësuar”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se përgjigja e shtetit “nuk do të jetë e zakonshme”.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë drejtimi do të shkojë shteti.

Protestat kundër Qeverisë janë organizuar në qytete të ndryshme serbe në ditët e fundit dhe në to është raportuar për përleshje në mes të protestuesve dhe policisë.

Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.

Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, të cilët protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet.

Policia në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka thënë se ajo i ka parandaluar disa trazira të mëdha.

“Në përgatitje të përgjigjes”

Në adresimin e tij të dielën, Vuçiç ka thënë se është duke u përgatitur “një reagim shtetëror zyrtar dhe ligjor” dhe që “gjithçka do të përdoret për ta rikthyer paqen dhe rendin”.

“Kë do ta vrasin sonte, çfarë do të djegin sonte, kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë”, ka thënë ai, duke shtuar se 137 zyrtarë policorë janë plagosur gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ai ka thënë se ka vendosur për përgjigjen shtetërore, pas “ngjarjeve të tmerrshme në Valjevë dhe më pak të tmerrshme në Beograd”, më 16 gusht.

Natën e mbrëmshme është shënuar nata e pestë e protestave dhe situata më e vështirë është regjistruar në Valjevë dhe Beograd.

Protestuesit në Valljevë e kanë shkatërruar zyrën e Partisë Përparimtare të Serbisë – partia e Vuçiçit, më pas zyrën e administratës së qytetit dhe atë të prokurorit.

Vuçiçi e ka kritikuar edhe prokurorinë, duke i cituar disa nene të ligjit.

“Po ju pyes, zotërinj prokurorë, pse jeni duke pretenduar se nuk dini si ta lexoni ligjin”, ka thënë ai, duke i quajtur zhvillimet në protestë si terrorizëm.

Vuçiç ka thënë se “të gjitha maskat kanë rënë”, sepse, sipas tij, gjithçka ka nisur me kërkesë për drejtësi për aksidentin në Novi Sad, për ta përdorur tragjedinë për qëllime politike.

Protestat po zhvillohen në Serbi për më shumë se nëntë muaj, pas aksidentit në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar, si pasojë e të cilit janë vrarë 16 persona, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin e rinovuar hekurudhor.

Protestat janë organizuar në rrjete sociale, dhe udhëhiqen nga grupet që e identifikojnë veten si organizata të studentëve.

Pikënisje për protesta e kanë pasur kërkesën për përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad.

Më vonë, ata kanë bërë thirrje për veprim kundër korrupsionit, si dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare – kërkesë që është refuzuar nga Qeveria.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelensky kërkon garanci sigurie para takimit, në Shtëpinë e Bardhë
Artikulli tjetër Zelenski në Uashington, i shoqëruar nga partnerët evropianë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.