KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiç takohet me Dodikun në Banjaluka
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vuçiç takohet me Dodikun në Banjaluka
AktualeKomentPolitikeRajoni

Vuçiç takohet me Dodikun në Banjaluka

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2025 8:58 am
261 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, janë takuar në Banjaluka pak orë pas shpalljes së dënimit ndaj Dodikut.

Dodik u dënua nga një gjykatë në Sararejë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit të RS-së për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Menjëherë pas dënimit u bë e ditur se Vuçiçi do të udhëtonte drejt Banjalukës për një takim me Dodikun. Gjatë takimit që u zhvillua këtë mbrëmje, të dy e cilësuan vendimin si sulm “kundër Republikës Sërpska dhe popullit serb në tërësi”.

“Është një ditë e vështirë për popullin serb në tërësi. Kundër Dodikut, sipas bindjes sonë, është dhënë një dënim i shkallës së parë në një procedurë juridike të çuditshme dhe të pakuptimtë”, tha Vuçiçi.

Ai e ftoi Dodikun të tregojë atë që e quajti angazhim serb për paqe, dialog dhe jo përmes kërcënimeve dhe shantazheve.

“Kam ardhur në Banjaluka, jo sepse mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në vendimet e udhëheqësisë së RS-së, por për t’i ofruar mbështetje popullit tonë në RS dhe për të thënë se Serbia është me ta dhe këtë t’ia them Dodikut, pa rrezikuar askënd”, tha ai.

Vuçiçi theksoi nevojën për ruajtjen e Marrëveshjes së Dejtonit, duke njoftuar se do të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit të Serbisë, ku do të ftohet edhe Dodiku.

Pas takimit, Dodik tha se entiteti i Republikës Sërpska angazhohet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe se është i gatshëm për bisedime në Sarajevë, ose kudo tjetër në Bosnje e Hercegovinë.

“Ne nuk sulmojmë askënd, nuk kemi asnjë plan lufte dhe nuk po përgatisim burime. Jemi të gatshëm për bisedime, por jo që të injorohemi. Jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë përfaqësuesit e popullit boshnjak dhe kroat dhe të tregojmë si mund ta bëjmë Bosnje dhe Hercegovinën kushtetuese dhe të qëndrueshme për të gjithë, e jo të nënshtrohemi këtu”, tha Dodik në një konferencë shtypi në Banjaluka.

Siç tha ai, RS-ja insiston për atë që është garantuar nga Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës dhe “asgjë më shumë se kaq”.

“Jemi të gatshëm për dialog mbi temat e vështira, siç janë Gjykata dhe Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës, por nuk jemi të gatshëm të pranojmë një trajtim injorues ndaj popullit serb dhe RS-së”, tha Dodik, duke folur në konferencën për shtyp me presidentin e Serbisë, Vuçiçin.

Në takimin në Banjallukë, përveç Dodikut dhe Vuçiçit, ishin gjithashtu Sinisha Mali, ministër i Financave të Serbisë, Zhelka Cvijanoviç, anëtare e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Radovan Vishkoviç, kryeministër i Republikës Sërpska, dhe Nenad Stevandiç, kryetar i Kuvendit Kombëtar të RS-së.

Dodik u akuzua për nënshkrimin e dekretëve presidencialë, me të cilët shpalli dy ligje jo-kushtetuese të RS-së, të cilat përfaqësuesi i lartë i kishte shpallur më parë të pavlefshme.

Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe vendimeve të përfaqësuesit të lartë, në territorin e këtij entiteti të Bosnje dhe Hercegovinës.

Përveç Dodikut, edhe Millosh Lukiç, drejtor i përkohshëm i Gazetës Zyrtare të RS-së, u akuzua për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë për botimin e ligjeve, por ai u shpall i pafajshëm.

Vendimi i Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës mund të apelohet. Kodi Penal i Bosnje dhe Hercegovinës për këtë shkelje parasheh dënim me burg prej pesë vjetësh dhe ndalim për ushtrimin e funksioneve politike.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla
Artikulli tjetër Kosovë, koalicionet ende në ajër, sytë nga votat e diasporës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.