KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbulohen kriminelët që mbështesin Aleksandër Vuçiçin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zbulohen kriminelët që mbështesin Aleksandër Vuçiçin
AktualeFokusOpinionPolitikeRajoni

Zbulohen kriminelët që mbështesin Aleksandër Vuçiçin

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2025 11:54 am
207 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra persona me dosje të rënda kriminale, të dënuar për vrasje, trafik droge, dhunë dhe kërcënime, kanë marrë pjesë në protesta në mbështetje të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe partisë së tij, shpeshherë duke sulmuar qytetarë dhe studentë që protestonin kundër regjimit.

Ky është konkluzioni i portalit investigativ serb, KRIK. Sipas të dhënave që media ka mbledhur, shumë nga këta persona janë parë në kampin e quajtur “Cacilend”, ngritur përpara Presidencës në Beograd, që është shndërruar në qendër të mbështetësve të presidentit serb.

Në krye të listës që zbulon KRIK është Vladimir Vuçetiç, një nga të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator 2023, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Sipas KRIK, Vuçetiç është parë më 28 qershor 2025 në kampin “Cacilend”, në ditën e protestës studentore të Vidovdanit. Ndaj tij ekziston urdhër arresti ndërkombëtar për terrorizëm lëshuar përmes Interpolit, por ai lëviz lirisht në Beograd nën mbrojtjen e pushtetit.

Në të njëjtin kamp është parë edhe Petar Paniq, i njohur si “Pana”, një emër i vjetër i botës së krimit, Dijana Hrkaloviç, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e Brendshme, krimineli boshnjak Darko Elez, apo Djorgje Preliçin, ish-lideri i grupit huligan “Alkatraz”, i dënuar për vrasjen brutale të tifozit francez Brice Taton në vitin 2009.

Ai është parë në “Cacilend” në gusht 2025, ku deklaroi se ndodhej “për arsye patriotike” dhe se “nuk do të lejonte që Vuçiç të bie në duart e tradhtarëve”.

Protestat kundër Vuçiç janë mbajtur pa ndalim që prej 1 nëntorit të vitit të kaluar ku mbëtën të vrarë 16 persona në tragjedinë e Novi Sad për shkak të rrëzimit të strehës së betonit. Kërkesat e protestuesve janë venia e personave pergjegjes përpara drejtësisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në vend.

 

Marrë nga KRIK

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Artikulli tjetër Banka e Shqipërisë skeptike për rritjen e pagave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.