KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë
BotaKomentPolitike

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 10:54 am
100 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje të hënën për një zgjidhje diplomatike të luftës me Rusinë në Ukrainë. Ai gjithashtu foli për mundësinë që trupat e huaja të dërgohen në vendin e tij derisa Ukraina të mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Presidenti Zelensky i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me udhëheqësin e opozitës gjermane Friedrich Merz. Komentet sinjalizuan gatishmërinë në rritje të Kievit për negociata, ndërsa pritet rikthimi i zotit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Presidenti i zgjedhur amerikan, i cili ka thënë se dëshiron t’i japë fund luftës shpejt, bëri thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata për t’i dhënë fund “çmendurisë”, pasi takoi Presidentin Zelensky dhe Presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime në Paris.

“Ukraina dëshiron që kjo luftë të përfundojë më shumë se kushdo tjetër. Pa dyshim, një zgjidhje diplomatike do të shpëtonte më shumë jetë. Ne e kërkojmë atë”, u tha Presidenti Zelensky gazetarëve në Kiev, të hënën.

Ai tha se diskutoi një “ngrirje” të vijave të tanishme në fushën e betejës gjatë takimit me Presidentin Macron dhe zotin Trump. Rusia kontrollon gati një të pestën e territorit ukrainas. Agresioni rus filloi në shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti Zelensky njoftoi se u tha të dy udhëheqësve se nuk besonte se Presidenti rus Putin donte t’i jepte fund luftës dhe se udhëheqësi rus do të duhej të detyrohej për këtë.

“Mund të tregoni fuqi vetëm nëse Ukraina është e fuqishme. Një Ukrainë e fortë përpara çdo përpjekje diplomatike do të thotë një Ukrainë e fortë në fushën e betejës”, tha ai, duke nënkuptuar se Kievi kishte nevojë për ndihmë për t’u bërë më i fortë.

Ai mori mbështetje nga udhëheqësi opozitar gjerman Merz, kandidati që vlerësohet si fitues i mundshëm i garës së ardhshme zgjedhore për postin e kancelarit. Zoti Merz tha se politika aktuale e Berlinit e detyron Ukrainën të luftojë me një dorë të lidhur pas shpine.

Trupat e huaja

Presidenti Zelensky gjithashtu iu kthye një ideje të ngritur në muajin shkurt nga Presidenti francez Macron, i cili foli për mundësinë që vendet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë. Megjithatë, për këtë çështje nuk kishte konsensus midis udhëheqësve evropianë.

“Ne mund të mendojmë dhe të punojmë mbi qëndrimin e Emmanuelit (Presidentit Macron). Ai sugjeroi që një pjesë e trupave të një vendi të jenë të pranishme në territorin e Ukrainës, gjë që do të na garantonte sigurinë, ndërsa Ukraina nuk është ende anëtare e NATO-s”, tha Presidenti Zelensky.

“Por ne duhet ta kemi të qartë kur Ukraina do të anëtarësohet në BE dhe në NATO”, shtoi ai.

Kievi, i cili ka bërë trysni për të marrë ftesë për t’u bashkuar me NATO-n, ka këmbëngulur gjatë gjithë luftës se i duhen garanci sigurie për të parandaluar Rusinë të nisë një agresion tjetër pasi të ndalen luftimet aktuale.

Rusia ka kërkuar që Ukraina të braktisë ambiciet e saj për anëtarësim në NATO dhe e sheh anëtarësimin e Kievit në aleancë si një kërcënim të papranueshëm të sigurisë.

Udhëheqësi ukrainas u tha gazetarëve se shpresonte të telefononte Presidentin në largim të Shteteve të Bashkuara Joe Biden në ditët në vijim për të diskutuar anëtarësimin në NATO.

“Unë synoj të telefonoj Presidentin Biden gjatë ditëve në vijim … dhe të ngre çështjen e një ftese për t’u bashkuar me NATO-n”, tha ai. “Ai është president tani dhe shumë gjëra varen nga qëndrimi i tij. Nuk ka kuptim të diskutojë me Presidentin Trump diçka që nuk varet nga ai sot, ndërsa ai nuk është ende në Shtëpinë e Bardhë.”

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthime të fuqishme, Izraeli kryen dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Sirinë
Artikulli tjetër Mesazhi i Blinken: “Sistemi ‘non grata’ vijon për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.