Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë 29 për qind të votave. AfD-ja 19.5 për qind, kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.
Kurse për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW) nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind.
Ky është parashikimi i parë për zgjedhjet parlamentare 2025 pas mbylljes së qendrave të votimeve:
Marrë nga Reuters