KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zhduket azilanti i strehuar në kampin e Gjadrit, alarm në Senatin Italian për fatin e azilkërkuesit senegalez
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zhduket azilanti i strehuar në kampin e Gjadrit, alarm në Senatin Italian për fatin e azilkërkuesit senegalez
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Zhduket azilanti i strehuar në kampin e Gjadrit, alarm në Senatin Italian për fatin e azilkërkuesit senegalez

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2026 10:48 am
249 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Alba Kepi

 

Rasti i Assane Thiaw, një azilkërkues 27-vjecar nga Senegali, është marrë në diskutim më Senatit Italian. Ai ka qëndruar për rreth nëntë muaj në Qendrën e Përhershme për Riatdhesim (CPR) në Milano dhe, sipas rrjetit “Mai più lager – No ai CPR”, më 30 tetor 2025 është marrë nga policia dhe është transferuar në kampin e Gjadrit në Shqipëri, në menaxhim  nga qeveria italiane prej vitit 2024.

Sipas raportimeve, Thiaw ka probleme të shëndetit mendor. Gjatë qëndrimit në CPR, ai ka shfaqur shenja të qarta psikologjike. Video të shpërndara nga aktivistët tregojnë të riun duke simuluar të ngrënit dhe duke u izoluar nga të tjerët, ndërsa të azilantit e tjerë raportojnë se ai alternonte qeshje dhe ulërima pa arsye të dukshme.

Pak ditë pas transferimit në Shqipëri, më 10 nëntor 2025, Thiaë u shpall i papërshtatshëm për qëndrimin në CPR-në e Gjadrit dhe u rikthye në Itali. Që nga ai moment, vendndodhja e tij aktuale nuk dihet, duke ngritur shqetësime mbi mundësinë që ai të jetë braktisur pa marrje në kujdes nga institucionet shtetërore.

Senatorja Ilaria Cucchi, nga Alleanza Verdi-Sinistra, ka depozituar një Question Time drejtuar Ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili është diskutuar më 15 janar 2026 në sallën e Senatit. Ajo kërkoi sqarime mbi kriteret që përdoren për mbajtjen e Thiaw në CPR-në e Milanos dhe mbi masat e ndërmarra për kujdesin shëndetësor dhe social të tij.

Ky rast ngre shqetësime mbi funksionimin e CPR-ve dhe respektimin e të drejtave të personave të mbajtur, sidomos kur bëhet fjalë për individë me probleme të shëndetit mendor. Ligji italian parashikon vizita mjekësore paraprake dhe qëndrime vetëm kur nuk rrezikohet shëndeti i të mbajturve, por raportime të shumta tregojnë praktika të kundërta, duke përfshirë përdorimin e medikamenteve psikiatrike në mënyrë arbitrare, izolimin dhe abuzime të tjera.

Pyetja kryesore mbetet: ku ndodhet Assane Thiaw dhe çfarë masash janë ndërmarrë për të siguruar mbrojtjen dhe kujdesin e tij? Rasti i tij është një thirrje për institucionet dhe publikun, duke kërkuar transparencë dhe respekt të të drejtave themelore të azilkërkuesve.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Pasqyrë” për çmimet teksa Shqipëria paguan si Europa

Si u paraqit Shqipëria si një nga “shtetet destabilizuese” të Malit të Zi

Të paguash dy herë për shëndetin dhe të besosh më pak

Kosovë/ Çfarë ka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Irani/ Shterpësi në strategjitë e Mossad-it

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mesazhi i fortë i Rubios: Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet
Artikulli tjetër Si po derdhen miliarda nga buxheti për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 2 Shtator, 2026
355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari: Gjurma e parasë, deri në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Fokus Sociale 2 Shtator, 2026
Helmohen 120 persona nga ndotja e ujit të pijshëm, në Fushë Arrëz
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
Transporti urban do t’i rikthehet normalitetit, qeveria premton subvencionimin e naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.