KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të kequshqyer në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të kequshqyer në Europë
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të kequshqyer në Europë

Përditësimi i fundit: 22 Gusht, 2025 10:36 am
203 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën  globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej  vitesh në luftë.

Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem. Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm. Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

Të dhënat e FAO tregojnë se nën-ushqyerja në Shqipëri erdhi në rritje. Në fillim të periudhës (2014–2016), prevalenca e nën-ushqyerjes ka qenë 4.5%, duke mbetur relativisht e qëndrueshme për disa vite radhazi, me luhatje të vogla në intervalin 4.3–4.5%. Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.

Megjithatë, pas vitit 2019–2020 vihet re një tendencë rritëse. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nën-ushqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021, duke u rritur më tej në 5.8% në 2021–2022 dhe duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023. Në periudhën më të fundit, 2022–2024, niveli i nën-ushqyerjes ra në 5.4%, duke shënuar një përmirësim të lehtë, por mbetet dukshëm më i lartë sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

FAO raporton se Shqipëria jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes. Teksa vendet e tjera europiane e kanë çuar fenomenin e nën-ushqyerjes drejt zhdukjes, Shqipëria ka mbetur  një “pikë e errët” në një kontinent që konsiderohet shembull i sigurisë ushqimore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse! Shuhen zjarret në Fushë Arrëz
Artikulli tjetër Korridori kontrovers E1 në lindje të Jerusalemit; çfarë është?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.