4 refugjatë që mbërritën në Shqipëri me anijen italiane ‘Libra’ janë dërguar në Itali.
Dy prej tyre thuhet se ishin minorenë, dy të tjerë u ankuan për probleme të rënda shëndetësore.
Pikërisht kjo situatë kaotike ka nxjerrë në pah sa i vështirë është zbatimi i këtij pakti.
Eksperti gjerman i emigracionit, Gerald Knaus tha për gazetën ‘Welt’ se pakti nuk do zbatohet dot. Ai tha se ky është një dështim.
Sipas tij, Giorgia Meloni ia doli të bëjë një goditje mediatike me këtë marrëveshje.
Por pyetja kryesore është se çfarë do të ndodhë me refugjatët e refuzuar.
“Ky do kthehet në problemin më bazik. A janë gati Bangladeshi dhe Egjipti që t’i presin ata mbrapsht? Sepse nëse kjo nuk ndodh, ata do dërgohen në Itali,” tha Knaus.
Konkluzioni i tij: “Marrëveshja thjesht nuk do funksionojë”: