KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 53% e popullsisë me një llogari bankare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 53% e popullsisë me një llogari bankare
AnalizeFinanceSociale

53% e popullsisë me një llogari bankare

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 12:53 pm
201 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Numri i pensionistëve dhe të rinjve me llogari bankare me kosto zero është shtuar ndjeshëm.

Kështu deklaroi për mediat, zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë dhe kryetare e Komitetit Kombëtar të Pagesave Luljeta Minxhozi, teksa vuri në dukje, “se ka një interes të shtuar të pensionistëve që kanë emigruar, për hapjen e llogarive bankare”.

Sipas saj, BSH ka një marrëveshje me Fondin e Pensioneve, që parashikon se edhe pensionistët mund të hapin një llogari me kosto zero në bankë dhe të transferojnë pagesat e tyre të pensioneve në bankë.

“Nga sa kemi marrë informacion nga bankat tregtare, është shtuar numri i pensionistëve të cilët po preferojnë të hapin llogari bankare. Interes po shihet sidomos tek gjeneratat e fundit që janë familjarë me marrjen e pagës në bankë, por edhe për personat që kanë emigruar dhe kanë arritur moshën e pensionit në emigracion dhe kanë të drejtën të marrin një pension për kontributet që kanë derdhur në Shqipëri, dhe kjo kategori sipas raportimit të bankave, janë segmente të popullsisë që janë shumë të interesuar të hapin një llogari digjitale të transferojnë atje fondet e tyre të pensioneve”, u shpreh Minxhozi.

Ajo tha se, Ligji për llogaritë bazike, i lejon çdo individi mbi 18 vjeç të hapi një llogari bankare dhe ta mbaj atë të hapur pa asnjë kosto për një periudhë 3 vjeçare, deri sa të stabilizojë flukset e hyrjes dhe daljes në formën e pagesave, të konsolidohet në apo biznes.

“Ky është një hap shumë i mirë për të rritur përfshirjen financiare dhe synimi është përfshirja e sa më shumë të rinjve në sistemin financiar”, deklaroi ajo.

Minxhozi bëri të ditur se, 53% e popullsisë ka një llogari bankare, tregues që raporton se është dyfishuar numri i individëve që marrin shërbime në banka.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spiropali njofton mbarimin e mandatit të deputetit Jurgis Çyrbja
Artikulli tjetër Nehammer: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri krijohen mundësi të reja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.