KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 670 mijë litra naftë e kontrabanduar nga Tunizia në Durrës, SPAK dërgon në GJKKO 11 të pandehur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 670 mijë litra naftë e kontrabanduar nga Tunizia në Durrës, SPAK dërgon në GJKKO 11 të pandehur
AnalizeFokusKryesoreSociale

670 mijë litra naftë e kontrabanduar nga Tunizia në Durrës, SPAK dërgon në GJKKO 11 të pandehur

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2025 4:48 pm
130 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr. 35 të vitit 2025, në ngarkim të të 11 pandehurve.

Konkretisht:

Armand Marvataj, me detyrë punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i K. Penal;

Juxhin Koka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244 paragrafi 2 e 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal.

Drilon Malluta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal;

Mohammad Sallit, shtetas sirian, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 172/3 e 25 i Kodit Penal;

Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, shtetas sirianë, marinarë të anijes, të akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134/3 e 25 të Kodit Penal;

Samir Bayoumy, shtetas egjiptian, me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës mekanik i anijes, dhe Abdoulmohaimen Shanata, shtetas sirian, marinar i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 e 25 të Kodit Penal.

Sipas SPAK, ky procedim penal është regjistruar në bazë të materialit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore –  Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në ngarkim të punonjësit të policisë Armand Marvataj, pranë Komisariatit të Policisë Durrës, dhe ndaj shtetasve Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/2 dhe 244/2-25 të Kodit Penal. Gjithashtu, kjo çështje lidhet me procedimin penal nr.76 të vitit 2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i regjistruar për veprat penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134-25 të Kodit Penal, të dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar se shtetasi, Juxhin Koka, në bashkëpunim me shtetasit Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian, “AYA ZANOYBYA”, e ankoruar në Porto Romano, Durrës, më 07.1.2025, kanë planifikuar, organizuar dhe realizuar kontrabandimin e 200 tonëve naftë.

Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Hetimet kanë treguar se më 27.1.2025, shtetasit Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i kanë ofruar shumën 10.000 euro, punonjësit të policisë Armand Marvataj, të planizuar me shërbim për ruajtjen e anijes së sekuestruar në Porto Romano, Durrës, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija, gjë e cila është realizuar mbrëmjen e datës 27.1.2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes; Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijës, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

Shuma monetare prej 10.000 eurosh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë Armand Marvataj.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

GJKKO dënon me 4 burg ish-kryebashkiakun e Finiqit

Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank

Një vit para zgjedhjeve 2027, Bashkia Tiranë rrit pagat

Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet

Përplasjet e klaneve shqiptare shtrihen edhe në Zvicër, deputeti i Ramës porositi vrasje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kupa e Botës 2026, telashe të mëdha për tifozët e futbollit, për të hyrë në SHBA
Artikulli tjetër Edi Rama përfaqëson më të keqen e Noriegës dhe Erdoğanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Deputetë dhe banorë në gjyq: Rasti “Gener 2” ngre shqetësimin për presione
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Një 18-vjeçar shqiptar vodhi të dhënat e lojës ‘GTA 6’, tre vite më parë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
33 tendera me shkelje në Spitalin Psikiatrik të Vlorës
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 14 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.