KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi 270 mln euro dëm buxhetit në 2025-n
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi 270 mln euro dëm buxhetit në 2025-n
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi 270 mln euro dëm buxhetit në 2025-n

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 10:40 am
192 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dëmi ekonomik në vitin 2025 përllogaritet në vlerën 26.2 miliardë lekë (273 mln euro) referuar gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, bazuar në 190 auditimet që ka kryer vitin e kaluar në institucionet publike.

Nga auditimet janë regjistruar me dhjetëra parregullsi, si nga institucionet qendrore, vendore apo në agjencitë publike, duke bërë që vlera e efekteve negative financiare të rritet në krahasim me 2024-ën kur ishte 16.4 miliardë lekë (172 mln euro). Në total janë dhënë 916 masa disiplinore, 59 gjoba dhe kanë rezultuar 722 veprime të kryera nga institucionet me pasoja financiare në dëm të buxhetit.

Auditimet financiare thuhet në raport kanë nxjerrë në pah mangësi në raportimin financiar dhe në pasqyrimin e detyrimeve, ndërkohë që vijojnë të theksuara problemet në prokurimet publike.

“Auditimet e përputhshmërisë kanë evidentuar dobësi të vazhdueshme në zbatimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, veçanërisht në fushën e prokurimeve publike, administrimit të pasurisë, menaxhimit të kontratave dhe disiplinës buxhetore”, thuhet në raport.

Me procedurat e prokurimit thotë KLSH ka mangësi me planifikimin e tyre, probleme në përllogaritjen e fondit limit si dhe në hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit.

Në preventivet e tenderave përfshihen në mënyrë të paargumentuar dhe jo të drejtë për disa zëra punimesh, që nuk janë përcaktuar në përputhje me manualet përkatëse të ndërtimit vijon raporti.

E më tej vendi ka probleme edhe me vlerësimin e ofertave, të cilat kanë bërë që të kualifikohen operatorë që nuk përmbushin kriteret, e të tjerë janë s’kualifikuar padrejtësisht.

“Janë evidentuar raste kur operatorë janë skualifikuar për mungesë dokumentacioni, në të njëjtat kushte apo mangësi që ka patur dhe operatori ekonomik i shpallur fitues, duke sjellë trajtim të pabarabartë të operatorëve ekonomikë dhe duke cenuar parimet e transparencës dhe konkurrencës. Si pasojë, ofertat më të ulëta janë skualifikuar dhe procedura ka vijuar me oferta më të larta, duke çuar në kontraktim me vlera mbi nivelin optimal, me efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit”, thuhet në raport.

Probleme janë konstatuar edhe në tenderat me vlerë të vogël, pasi është evidentuar praktika e copëzimit të fondit, thotë KLSH duke shmangur procedurat e hapura të prokurimit, në kundërshtim me parimet e transparencës, konkurrencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Për shkeljet e konstatuara nga institucionet dhe agjencitë, KLSH thotë se ka bërë 8 kallëzime penale, për rastet ku auditimi zbuloi shkelje të rënda të ligjit si dhe i janë dërguar organeve ligjzbatuese, edhe 43 materiale të tjera për çështje që kërkojnë hetime të mëtejshme.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ujësjellësi i Durrësit “ndihmon” Alabbarin
Artikulli tjetër Droga, fenomeni që po mbush burgjet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.