KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Droga, fenomeni që po mbush burgjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Droga, fenomeni që po mbush burgjet
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Droga, fenomeni që po mbush burgjet

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 10:42 am
49 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa çështja e masave “arrest me burg” (për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë publik), zgjatja e paraburgimit dhe zvarritja e gjyqeve penale, po ngrihet si shqetësim nga mazhoranca, raportet zyrtare tregojnë një tjetër fenomen, sa kriminal, aq edhe social e shëndetësor.

Rreth 30% e të dënuarve dhe paraburgosurve në vend rezulton se janë të izoluar për kultivim, trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, disa prej të cilëve edhe në kuadër të organizatave kriminale.

Arsyet e përhapjes së këtij fenomeni për sociologët lidhet kryesisht me “fitimin e shpejtë”, por edhe përfshirjen e shtresave vulnerabël, kryesisht të miturve dhe të rinjve që nga përdorues shpesh kthehen edhe në shpërndarës të narkotikëve, duke u shfrytëzuar nga rrjete trafikantësh.

Në burg…

Referuar të dhënave zyrtare më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të cilat Faktoje.al i ka siguruar, në bilancet e muajit shkurt rezulton se në total janë 2003 të dënuar, prej të cilëve 529 prej të cilëve për drogë.

Shifër më e lartë është edhe për të paraburgosurit që presin vendimin e formës së prerë të gjykatës.

Në dhomat e paraburgimit ndodhen 2424 persona, dhe për akuzën “drogë”, janë 703. Në për qindje, kjo vepër penale përbën numrin më të lartë të të proceduarve me masë maksimale sigurie, ndërsa shfaq edhe një tjetër problem.

“Aktiviteti i prodhimit, trafikimit dhe përdorimit të drogës është jo vetëm aktivitet kriminal por edhe shumë fitimprurës. Kjo është një industri kriminale dhe aktivitet social degradues, mesa duket, ana financiare si aktivitet fitimprurës dhe ofertë kriminale dhe kërkesës së tregut social për narkotikë duket se shkojnë bashkë”, thotë për Faktoje.al, sociologu, Prof, Gëzim Tushi.

Shifrat në rritje

Në analizën e të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, vepra penale që lidhet me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike ka ardhur në rritje nga viti 2013 deri më tani. Kjo, jo pa arsye.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017 shifrat e të dënuarve janë në një mesatare 550, por ky numër kapërcen gati dysfish të dënuar përgjatë viteve 2018 -2019, përkatësisht në vitin 2018 u dënuan 987 persona dhe në vitin 2019 u dënuan 933.

“Kanabizimi i vendit për një pjesë të opinionit publik ka qenë një mit, për një pjesë ka qenë dhe është realitet i jetuar jetësh të shkatërruara. Ka pasur vite kur opinioni ka mësuar më shumë rreth këtij ‘procesi’, ka pasur vite kur kanabizimi ka qenë i heshtur apo i zhvilluar larg syve dhe veshëve të opinionit.

Nëse sot është ulur deri në 12 vjec mosha e minorenëve përdorues të narkotikëve apo që janë në konflikt me ligjin sepse janë shpërndarës, kjo mund të lidhet me arsye si: lirshmëria për tu siguruar, shpeshtësia me të cilën qarkullon dhe shtrirja gjeografike si në zonat urbane, po ashtu edhe rurale të vendit”, thotë sociologia Entela Binjaku.

Sikurse pranohet nga raportet policore në vend, por edhe ato ndërkombëtare, fenomeni i kanabizimit përgjatë viteve 2015-2017 ka qenë mjaft i lartë.

Miliona bimë kanabisi u shkatërruan në disa aksione policore në të gjithë territorin e vendit, por gjithsesi tonelata me drogë kapeshin edhe në vendet ku trafikoheshin, kryesisht në Itali dhe Greqi. Ky trend më pas njeh një lloj uljeje, por viti 2024 jep një tjetër pamje paradoksale.

Nëse për këtë vit rezultojnë të dënuar 413 persona, në paraburgim shifra është mbi dyfish e lartë, 1022 persona për akuzën “kultivim, trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.

Problemi social

Çështjen e trafikimit dhe konsumimit të lëndëve narkotike sociologët e cilësojnë jo vetëm si pasojë direkte siç është ndëshkimi penal, por edhe një fenomen shoqëror që ka prekur mjaft familje në vend. “Shumë alarmant është fakti që ka një tendencë të frikshme të uljes së moshës së fillimit të përdorimit të drogërave dhe zgjerim të numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve të përfshirë në këtë sferë të ‘kriminalitetit minor”.

Në këtë kontekst, duke diagnostikuar realitetet tona, shtimin e prodhimit dhe përdorimit të lëndëve psikotrope, mund të themi se problemi tashmë është i agravuar në përmasa sociale dhe nuk mund të konsiderohet më si periferik”, thotë Prof, Gëzim Tushi.

Nga verifikimi i të dhënave të të proceduarve për “drogë” dhe akuzave konkrete, pjesa më e madhe janë në referim të nenit 183 të Kodit Penal.

“Shitja, ofrimi, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, ndërmjetësimi, transportimi, dërgimi, dërgimi në tranzit, dorëzimi në çdo formësi dhe mbajtja, përveç rastit të  përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin, ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”, thotë ky nen, ndërsa vijon se masa 7-15 vjet aplikohet në rastet e grupeve kriminale të trafikut, ose përsëritjes më shumë se një herë të kësaj vepre penale.

Neni “i harruar”

Ndërsa evidentojnë se numri i të miturve përdorues është rritur në nivele të larta, penalizimi i personave që nxisin të mitur dhe adoleshentë të konsumojnë narkotikë është i ulët.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, vihet re që neni 286 i Kodit Penal është aplikuar shumë pak. Ky nen përcakton: “Nxitja për përdorimin e drogës (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001), nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve  narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim ose injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në institucione penale, shkollore, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqërore dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet”.

Ndonëse shpërndarësit dhe trafikantët synojnë kryesisht nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme si “kontigjent” tregtimi dhe përfitimi me qëllim, ndëshkimi i tyre në referim të nenit 286 që ka masë më të ashpër dënimi mbetet mjaft i ulët. “Studimet tregojnë se fillimi, hapi i parë që i nxit, sidomos fëmijët dhe të rinjtë për të përdorur drogën është kurioziteti dhe efektet e propagandës kriminale për të rritur rrjetin e njerëzve me vartësi toksike”, thotë Tushi.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi 270 mln euro dëm buxhetit në 2025-n
Artikulli tjetër Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.