KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 10:44 am
265 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ngre shqetësimin për mënyrën si qeveria ka ndërtuar politikat përballë plakjes së popullsisë, duke theksuar se dokumentet strategjike nuk mbështeten në të dhëna të plota dhe analiza të thelluara demografike.

Në raportin e auditimit të performancës për “Planet gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim”, KLSH konstaton se Strategjia Kombëtare e Migracionit 2023–2030, ndonëse synon të adresojë sfidat e emigracionit dhe plakjes, nuk përmban informacion të detajuar mbi strukturën e migracionit sipas moshës, gjinisë, nivelit arsimor apo arsyeve të largimit.

Sipas auditit, mungesa e këtyre të dhënave e bën të vështirë kuptimin e plotë të fenomenit dhe ndërtimin e politikave të targetuara për grupet më të prekura, si të rinjtë dhe zonat rurale. Për pasojë, strategjia rrezikon të mbetet në nivel deklarativ dhe të mos japë ndikim real në frenimin e emigracionit dhe plakjes së popullsisë.

Raporti thekson gjithashtu se dokumenti nuk përfshin projeksione për periudhën 2024–2030, duke u mbështetur kryesisht në të dhëna retrospektive deri në vitin 2022. Kjo, sipas KLSH, kufizon ndjeshëm aftësinë e institucioneve për të parashikuar trendet demografike, për të planifikuar buxhetin dhe për të hartuar masa efektive në tregun e punës dhe shërbimet publike.

Të dhënat ekzistuese tregojnë një përkeqësim të bilancit migrator, nga -15,030 persona në vitin 2018 në rreth -32,500 në vitet 2021–2022, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 8,541 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, me një normë pranimi prej vetëm 2.4%.

Problematike është mungesa e analizës territoriale të emigracionit. Strategjia nuk identifikon zonat më të prekura nga largimi i popullsisë dhe nuk ofron të dhëna mbi shpërndarjen sipas qarqeve apo bashkive, duke e bërë të pamundur hartimin e politikave të diferencuara rajonale.

Në këtë kontekst, KLSH nënvizon se pabarazitë në tregun e punës janë të theksuara: qarku i Lezhës regjistron papunësinë më të lartë në vend me 22.6%, i ndjekur nga Vlora me 19.5%, ndërsa Kukësi dhe Gjirokastra paraqesin nivele më të ulëta zyrtare, por mbeten zona me emigracion të lartë.

Sipas të dhënave të cituara në raport, në Kukës, një nga qarqet më të varfra në vend. 35% e të anketuarve shprehen se duan të emigrojnë dhe 59% e tyre preferojnë Mbretërinë e Bashkuar si destinacion. Faktorët kryesorë mbeten kostoja e lartë e jetesës (58%), mungesa e punësimit (42%) dhe varfëria (35%).

KLSH thekson se mungesa e lidhjes midis të dhënave të tregut të punës dhe migracionit, si dhe mungesa e analizave territoriale, e kufizojnë aftësinë e politikave për të adresuar në mënyrë efektive shpopullimin dhe plakjen e popullsisë.

Raporti thekson se pa një bazë të fortë evidencash dhe projeksionesh demografike, politikat publike rrezikojnë të mos jenë në përputhje me realitetin në zhvillim, duke çuar në përdorim jo optimal të burimeve dhe në thellim të pabarazive rajonale.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Droga, fenomeni që po mbush burgjet
Artikulli tjetër Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.