KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë
AnalizeFokusKryesoreSociale

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë

Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2025 10:52 am
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një person të punësuar ka pësuar një rënie të lehtë vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41,6 orë në vitin 2023. Sektori i bujqësisë kryeson me orët më të ulëta javore të punës, me 35.5 orë në javë në vitin 2024 nga 36,5 orë në vitin 2023. Bujqësia është një sektor me sezonalitet të lartë, çka ndikon në një mesatare me te ulët javore të orëve të punës në krahasim me sektorët e tjerë të prodhimit dhe tregtisë.

Ndër sektorët me ngarkesën më të ulët të punës qëndron administrata publike dhe shërbimet sociale. Megjithatë, administrata ka qëndruar më gjatë në punë në 2024-n, ku orët javore kanë shënuar një rritje të lehtë nga 40,3 në 2023 në 40,5 në 2024.

Në kundërt sektori i tregtisë, transportit, hotelerisë dhe shërbimeve të biznesit regjistron më shumë orë në punë, duke u rritur lehtë nga 46,7 orë në vitin 2023 në 46,8 orë në vitin 2024. Ky trend tregon për ritme më të larta pune në këto aktivitete që lidhen ngushtë me konsumin dhe shërbimet dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.

Edhe sektori i prodhimit ruan një ngarkesë të lartë pune, nga 46,6 orë në vitin 2023 në 46,4 orë në 2024, duke u renditur ndër sektorët me më shumë orë.

Sektori i ndërtimit ndjek të njëjtin trend, megjithëse ka shënuar një ulje të lehtë nga 45,2 orë në vitin 2023 në 45,1 orë në vitin 2024. Nga ana tjetër, industria nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë shënojnë një rritje të lehtë të orëve mesatare, nga 43 orë në 2023 në 43,2 orë në 2024, duke reflektuar qëndrueshmërinë që kanë këto sektorë si nga flukset e kërkesës ashtu edhe të prodhimit.

Aktivitetet si tregtia, shërbimet dhe prodhimi, ku ngarkesa e punës është e lartë, dhe nga ana tjetër sektorë si bujqësia dhe administrata publike, ku orët javore janë dukshëm më të ulëta.

Në Shqipëri punohet shumë më gjatë se në BE

Në vitin 2024 punonjësit shqiptare kishin oraret më të zgjatuara të punës në javë në krahasim me BE-në. Mesatarja e bashkimit Europian, sipas Eurostat ishte 36 orë në javë, rreth 5 orë më pak së në Shqipëri.

Vendet me orët me gjata javore të punës, ishin Greqia (41 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).

Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet në Republikën Domenikane Soni Pepa
Artikulli tjetër “SHISH nis hetim”/ Dy dosje u kopjuan nga ish-drejtori e dolën “në Pazar”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.