KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Agjencitë Imobiliare sulmojnë Tatimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Agjencitë Imobiliare sulmojnë Tatimet
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Agjencitë Imobiliare sulmojnë Tatimet

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2026 12:53 pm
496 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shoqata që përfaqëson agjencitë imobiliare, NAREA, reagoi ashpër ndaj kontrolleve të Administratës Tatimore dhe lajmeve të shpërndara nga kjo e fundit. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat NAREA, tha se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar për mënyrën se si Tatimet po ushtrojnë kontrollet dhe informacionet e pavërteta që po shpërndajnë publikisht.

“Dënojmë me çdo kusht demonizimin e një sektori të tërë, që i ofron oportunitete biznesi rreth 1’500 agjentëve të cilët kryesisht nëpërmjet vetëpunësimit krijojnë të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Profesionistë, të cilët si rrjedhojë e kërkimit të lajmit të bujshëm artificial dhe të kërkimit të klikimit me çdo kusht, sot vuajnë pasojat e kësaj fushate denigruese,” deklaroi NAREA.

Shoqata theksoi se ka komunikuar rregullisht me institucionet qendrore të qeverisë dhe të inteligjencës financiare në lidhje me sfidat e industrisë Real Estate dhe të Profesionit të Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme.

“Paqartësia e ndjekur nga klima e krijuar gjatë ushtrimit të kontrolleve, e shoqëruar me mediatizimin pa pritur projekt-raportet dhe rezultatet tyre, vet kjo fushatë, ndikon negativisht në perceptimin e publikut mbi rolin dhe detyrat e agjentit, cënon imazhin e tij, frymën e bashkëpunimit si dhe bën të pamundur luajtjen e rolit të garantuesit të parë në zinxhirin e transaksioneve, nga ana e Ndërmjetësve të Licencuar të Pasurive të Paluajtshme,” tha NAREA.

Dy ditë më parë Tatimet shpërndanë një njoftim zyrtar për mediat për kontrolle të ushtruara në 9 agjenci imobiliare, ku sipas administratës ishin konstatuar shkelje të rënda të ligjit, përfshirë evazion me cmimin e shitjes së pronave.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia dyfishon taksën për pronat e sekuestruara nga bankat
Artikulli tjetër Masdar zgjedh Greqinë si qendrën e investimeve në Ballkan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.