Chelsea u mund 0-1 nga Arsenal në derbin londinez, humbja e parë e “blues” që nga 25 shkurti.
Një ndeshje ku trajneri Enzo Maresca nuk kishte në dispozicion sulmuesin Cole Palmer, i dëmtuar.
Trajneri italian u shpreh se Palmer nuk do të jetë me kombëtaren angleze në ndeshjet që do të luajë për eliminatoret e Botërorit. Pra, ai do të mungojë në ndeshjen e 21 marsit ndaj Shqipërisë.
“Mendoj se ai do të rikthehet në fushë pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare. Besoj se ai do ta humbasë kampin stërvitor të Anglisë sepse është i dëmtuar dhe nuk ka luajtur. Ai nuk u aktivizua ndaj Arsenalit”, tha Maresca.