Anija patrulluese shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, ka finalizuar me sukses një operacion kërkim-shpëtimi, duke i ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, përfshirë 2 fëmijë.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, duke u përbyllur me sukses dhe pa asnjë incident.
Ky është operacioni i katërt i këtij lloji i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025, me një total prej 111 jetësh të shpëtuara deri më tani.
“Një tjetër operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të Forcës Detare!
Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident.
Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025 me 111 jetë të shpëtuara.
Marrë nga Newsbomb.al