Ka marrë fund qëndrimi në det të hapur, ankorohet në portin e Durrësit anija turke “Moliva” me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike.
Pasi bënë xhiron e botës kontenierët me mbetje kthehen aty nga ku u nisën verën e këtij viti, në funksion të hetimit që autoritetet shqiptare nisën.
Hetimi nisi zyrtarisht nga prokuroria e Durrësit në 16 gusht, pas alarmit të dhënë nga organizata mjedisore amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN).
Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Ajo u la në radën e jashtme të portit detar në pritje të sigurimit të kushteve të kërkuara nga organi i akuzës durrsake për vend-depozitimin e tyre, që tashmë është përcaktuar gjithashtu.
Prej 10 ditësh anija ndodhej në radën e portit.
Marrë nga Top Channel