Antimafia Italiane informon sot se ka ekzekutuar konfiskimin përfundimtar të të mirave materiale e financiare me vlerë 4.8 milionë euro ndaj 6 personave të dënuar në kuadër të operacionit të koduar “Profilo basso”, aktiviteti kriminal i të cilit vepronte dhe në Shqipëri.
Urdhri i konfiskimit ka ardhur pas vendimit në shkurt të Gjykatës së Apelit të Kaatanzaros ndaj 6 personave të deklaruar fajtor dhe me vendim të parevokueshëm e të akuzuar për bashkëpunim kriminal, lëshim faturash e transaksione financiare të paqena, transferim mashtrues pasurie e autoriciklim. E të gjitha këto vepra penale nën rëndesën e aktivitetit të tyre mafioz.
6 personave të përfshirë në hetimet e operacionit “Profilo basso”, u janë konfiskuar pasuri të patundshme, raporte financiare e llogari bankare m vlerë 4.8 milionë euro.
Gjykata e Apelit ka konfirmuar akuzat e antimafias se 6 personat kanë ndihmuar klanet e mafias kalabreze Ndrangheta të San Leonardo di Kutro në Krotone e Roccabernarda në Krotone për të krijuar një rrjet kompanish fantazmë që lëshonin fatura flase për llogari të kompanive të treta si dhe për të shmangur tatimet e për të fituar nga Thesari i shtetit rimbursime për kredi fiskale që në realitet nuk ekzistonin.
Operacioni “Profilo Basso” (Profil i ulët- emërtim i dalë nga përgjimet e ku klanet mafioze rekomandonin anëtarët e tyre të mbanin një profil të ulët jetese pa rënë në sy nga komuniteti e forcat e rendit), i Antimafias Italiane ekzekutuar më janar të 2021 zbardhi aferat korruptive në nivel të lartë në Shqipëri e investimet e mafias kalabreze Ndrangheta ne ndërtimet e tenderimet në Bashkinë Tiranë, e në sektorin e shëndetësisë e sipërmsrrjes.
Operacioni i Antimafias italiane zbardhi se si Antonio Gallo, me nofkën Princi. investonte paratë e mafias kalabreze në Shqipëri.
“Profilo basso”, çoi nën masa ndalimi e nën hetime të një numri të madh personash , eksponentë të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventura” e “Aracri” me veprim në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, “San Leonardo di Kutro” në Krotone e “Roccabernarda” në Krotone e sipërmarrës, politikanë, profesionistë e funksionarë publikë.
Aktiviteti kriminal i tyre kishte investuar në Shqipëri përmes lidhjeve korruptive me politikanë e funksionarë shtetit. Në dosjen ekskluzive voluminoze të siguruar nga gazetarja Alba Kepi, dokumentohet takimet mes një funksionari të Guardia di Finanza Italiana (aktualisht në pension) dhe Kreut të Policisë Shqiptare, një zëvendësministri shqiptar e funksionarë të lartë për të investuar në Shqipëri me sipërmarrës të lidhur më mafian kalabreze Ndrangheta.
Dokumentohet gjithashtu afera për ngritjen e një kulle shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku duhej paguar 20% e shumës për të marrë tenderin.
Princi i Ndranghetas Antonio Gallo, kompania e të cilit vazhdon të jetë operative në Shqipëri ka marrë dënimin 30 vite burg, ushtaraku i Guardia di Financa Ercole Alessandro është dënuar me 10 vite burg nga 7 vite që kërkoi shkalla e parë e gjykimit e Glenda Giglio kryetarja e Dhomës së sipërmarrësve të rinj është dënuar me 7 vite burg ndërkohë që Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e saj
Vendimet e Gjykatës së Apelit kanë çuar në 3 shekuj burg për 40 personat nën akuzë mes të cilëve dhe shqiptarë;
Henrik Baci (48 vjec) Niku shqiptar: 7 vjet (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite ).
Elena Banu (53 vjec ) shtetase rumune rezidente në Sellia Mariname 3 vite e 4 muaj ( Gjykata e shkallës së parë kërkoI pp 3 vite r 4 muaj)
Antonio Santo Bagnato (57 vjec): Gjykata e Apelit kërkoi 6 vite e 6 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi po 6 vite e 6 muaj).
Saverio Brutto (35 vjec) 6 vite Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij.
Tommaso Brutto (61 vjec): 8 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij.)
Maria Rosaria Caliò (55 vjec) 3 vite e 8 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 3 vite e 8 muaj).
Eliodoro Carduccelli (46 vjec)12 vite (8 anni).
Ilenia Cerenzia (26 vjec) me 6 vite e Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 5 muaj).
Nicola Cirillo (57 vjec): 2 vite e 8 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 cite e 8 muaj).
Ercole D’Alessandro (67 vjec); 10 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 6 vite e 8 muaj).
Vincenzo De Luca (45 vjec): 3 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).
Antonella Drosi (68 vjec). 2 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite).
Santo Faldella (40 vjec): 5 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 10 muaj).
Antonello Formica (61 vjec) 6 muzj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 6 muaj)
Antonio Gallo (44), vendlindja Sellia Marina: 30 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi po 30 vite).
Francesco Gallo (70 vjec): 5 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 2 muaj).
Glenda Giglio (43 vjec): 7 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).
Umberto Gigliotta (41 vjev) 30 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 30 vite).
Odeta Hasaj (57 vjec shqiptare): 4 vite e 2 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 2 muaj).
Giuseppe Lamanna (38 vjec) 2 vite, (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite)
Andrea Leone (56 vjec) 20 vjet (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 18 vite burg)
Francesco Lerose (53 vjec) 9 vite. Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 8 muaj.
Ieso Marinaro (60 vjec) 7 vite e 6 musj. Gjykata e shkallës së parë kërkoi 7 vite e 2 muaj.
Giovanni Mazzei (66 vjec) 6 vite e 4 muaj. Gjykata e shkallës së parë ka kërkuar 3 vite.
Antonio Melino (56 vjec 4 vitr (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).
Giuseppe Liberato Paciullo (70 vjec) : 4 vjet e 4 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Daniela Paonessa (48 vjec) 7 vite e 6 muaj. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 7 vite.
Raffaele Posca (43 vjec) 2 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 2 vite.
Andrea Rosa (31 vjec) 4 vite e 2 muaj. Po aq kishte marrë dhe në gjykimin në dhkallë të parë.
Umberto Rotundo (26 vjec) anni e 2 vite e 2 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Rolando Russo (40 vjec) 3 vite e 4 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Giovanni Servidio (36 vjec) 3 vite. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Maurizio Silipo (65 vjec) 3 vite e 8 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Maria Teresa Sinopoli (47 vjec) 7 vite e 8 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Rosa Talarico (36 vjec) 6 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 4 vite e 6 muaj
Matteo Tarantino (34 vjec) 3 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 3 vite.
Luca Torcia (33 vjec) 3 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 2 vite e 7 muaj.
Rosa Torcia (56 vjec) 3 vite, Gjykata e shkallës së parë kushte kërkuar 3 vite e 9 muaj.
Alberto Zavatta (39 vjec) 1 vite e 8 muaj e po aq kishte kërkuar dhe gjykimi në shkallë të parë
Claudio Zavatta 67 vjec; 1 vit e 8 muaj e po aq kishte kërkuar dhe gjykimi në shkallë të parë.
Hetimet
Dosja hetimore mbi 1000 faqe dokumenton mbi 266 mijë dialogë përgjime ambientale e telefonike, 1800 llogari bankare në vëzhgim e 388 mijë operacione financiare.
Në dokumentet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Alba Kepi, zbardhet se një nëntenent i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro, tashmë në pension i shërbente sipërmarrësit Antonio Gallo me informacione mbi operacionet e policisë italiane, e hetimet e antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri. Ish punonjës i Guardia di Finanza premtonte të gjente çelësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e Administratës Publike me qëllim hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.
Në rrjedhën kronologjike të dokumentacionit të Antimafias zbardhet takimi që financieri Ercole d’Alessandor kishte zhvilluar me Kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, me një zëvendësministër, me një nënsekretar shteti për investimet që kërkonte të kryente në Shqipëri një sipërmarrës kalabrez.
Dosja hetimore zbardh dhe rolin e shqiptares Odeta Hasaj e cila në bashkëpunim me financierin Ercole Alessandor përcillnin informacion mbi operacione policor e hetime ndaj shtetasve shqiptarë e italianë.
Megaoperacioni “Basso profilo” coi në sekuestrimin e 59 sipërmarrjeve, 45 banesave, 29 automjeteve luksoze, mes të cilave 2 Porsche, 77 llogari bankare, 2 karta krediti, 1 shufër floriri, 1 mjet lundrues, 1 orë roleks.
Afera korruptive kapërcente mbi 250 milionë euro.
Marrë nga Syri.net