KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Antonelli kurorëzohet kampion bote në Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Meksikës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Antonelli kurorëzohet kampion bote në Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Meksikës
AktualeAnalizeKryesoreSocialeSporti

Antonelli kurorëzohet kampion bote në Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Meksikës

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2026 9:30 am
19 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Meksikës, në një garë të ndërprerë me flamur të kuq pas një aksidenti të Valtteri Bottas.

Por protagonisti i ditës ishte Kimi Antonelli, i cili e mbylli garën në vendin e tretë dhe siguroi matematikisht titullin kampion bote, duke u bërë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që arrin këtë sukses.

Gara u ndërpre në xhiron e 46-të, pasi Bottas pësoi një problem në pezullimin e përparmë të majtë gjatë frenimit për kthesën e parë dhe përfundoi jashtë piste. Fatmirësisht, piloti finlandez nuk pësoi dëmtime. Pas riparimit të barrierave, gara rifilloi dhe Verstappen arriti të ruante kryesimin, duke përballuar sulmet e Lewis Hamiltonit.

Holandezi siguroi fitoren e tretë të sezonit, ndërsa Hamilton u rendit i dyti. Në podiumin e Meksikës, mes dy kampionëve të mëdhenj, ishte edhe Antonelli, i cili festoi titullin e parë botëror në karrierën e tij.

Charles Leclerc e mbylli garën në vendin e katërt, pasi mori një penalizim prej pesë sekondash për daljen nga pista në xhiron e parë, në përpjekjen për të kaluar shokun e skuadrës, Hamilton. Piloti britanik pati gjithashtu pretendime ndaj drejtimit të garës për mënyrën se si u trajtua episodi mes dy pilotëve të Ferrarit.

Lando Norris përfundoi në vendin e pestë, duke mos arritur të mbrojë titullin, ndërsa George Russell u rendit i gjashti pas një gare të vështirë, të shoqëruar nga një penalizim prej dhjetë sekondash për kontakt me Isaac Hadjar. Në fund, Meksika dhuroi një fitore për Verstappenin, një podium për Hamiltonin dhe, mbi të gjitha, një moment historik për Formula 1: kurorëzimin e Kimi Antonellit si kampionin më të ri të botës.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dogana gjermane bllokon pakon me 32 lëkura pitoni, Ishte nisur nga Indonezia drejt Shqipërisë

Renditja e Superiores/ Egnatia shkëputet në krye, Partizani në fund

BIRN: Një në pesë arrestime nëpër protesta, në shkelje të ligjit

21 ditë protestë kundër Ramës/ Studentët mblidhen në orën 12:00

AKU mangësi në kontrollet për miellin/ Raporti i KLSH-së, importohen 2.1 milionë tonë drithëra, 1.5 milion nga Serbia dhe Rusia

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali, nga trafiku i kokainës te baret dhe restorantet
Artikulli tjetër Kimi Antonelli shkruan historinë, Italia feston pas 73 vitesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA, 52 milionë amerikanë kanë votuar me postë/ Shpenzohen 11.6 miliard dollarë në fushatë
Analize Bota Kryesore Politike Sociale 2 Nëntor, 2026
Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Kimi Antonelli shkruan historinë, Italia feston pas 73 vitesh
Aktuale Analize Sociale Sporti 2 Nëntor, 2026
Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali, nga trafiku i kokainës te baret dhe restorantet
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.