KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Artan Xhori paraqiti letra false, në tenderin 9 milion € të TVSH-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Artan Xhori paraqiti letra false, në tenderin 9 milion € të TVSH-së
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Artan Xhori paraqiti letra false, në tenderin 9 milion € të TVSH-së

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 11:17 am
34 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Drejtoria e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar shpalli fituese bashkimin e kompanive Idea-Tel dhe Real com në tenderin e majmë 9.5 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes DVB-T2.

Fondi limit i tenderit ishte parashikuar 907 milionë lekë ose 9.5 milionë euro. Bashkimi i kompanive të shpallura fituese ofruan çmimin 899.3 milionë lekë ose sa 99.2 për qind e fondit limit.

Në fakt, në garën për këtë kontratë u paraqitën tre oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive R&T dhe TBS 96, të cilat paraqitën çmimin 7.99 milionë euro. Por TVSH thotë se këto kompani kanë paraqitur letra të falsifikuara në tender, përkatësisht autorizimin e prodhuesit ose distributorit të autorizuar të pajisjeve transmetuese DVB-T2.

Dy kompanitë pretendonin se kishin autorizim nga një kompani e quajtur Xiamen Tongce në Kinë si distributor i autorizuar i prodhuesit Rhode & Shëarz. Por pasi TVSH, iu drejtua me shkresë si kompanisë kineze ashtu dhe Rhode& Shëartz, ato mohuan që të kishin dhënë autorizim për kompanitë R&T dhe TBS 96.

“Nga  verifikimet e kryera nga komisioni i vleresimit të ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konkludon se referuar informacionit të paraqitur nga kompania distributore Xiamen Tongce Electronics Co., Ltd., dhe kompania prodhuese Rhode & Schëarz dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik nuk është i vlefshëm pasi vetë kompania Xiamen Tongce Electronics Co., deklaron qe nuk ka lëshuar këtë dokument për bashkimin e operatorëve ekonomik “R & T”shpk  & “T B S 96”shpk. Gjithashtu prodhuesi Rhode & Schëarz deklaron se kompania Xiamen Tongce Electronics Co nuk është distributor i autorizuar për territorin e Republikës së Shqipërisë,” thuhet në dokumentin e skualifikimit të ofertës së dy kompanive.

Paraqitja e dokumentave të falsifikuara në tenderat publikë është veprim që ndëshkohet automatikisht me përjashtim nga fitimi i kontratave publike deri në tre vjet. TBS 96 dhe R&T janë dy kompani, të cilat kanë marrë një sërë kontratash të rëndësishme publike, përfshirë tendera sekretë.

TBS 96 është kompania që fitoi tenderin sekret 11 milionë euro për komunikimet e policisë, por tani e njëjta kompani kapet në mashtrim.

Tenderi

Tenderi 9.5 milionë i rrjetit të mirëmbajtjes ka qenë një objekt i madh përplasjesh interesa të forta. Ky tender u hap nga ish drejtoresha Aurora Polo gjatë vitit të kaluar, pak javë para ikjes së saj. Më pas pas shumë përplasjesh tenderi u anullua nga drejtoresha e re Eni Vasili.

Në atë kohë u fol për përplasje interesash edhe nga bota e nëndhëshme e krimit në këtë tender, dhe anullimi duket se ishte varka e shpëtimit për TVSH-në.

TVSH bleu përkohësisht shërbim emergjent dhe e rihapi tenderin sërish në mars të këtij viti, ku u paraqitën tre oferta dhe fitoi ajo e bashkimit të kompanive Real com dhe Idea-Tel.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si i ‘dhuroi’ Balluku, 120 milion € kompanisë Bankers?
Artikulli tjetër 44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.