Atentati në Lezhë ka marrë rrjedhë tjetër mëngjesin e sotshëm, ku është zbuluar se kanë qenë 2 persona të plagosur.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një anëtar i familjes Nikulaj, por në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur deri më tani.
Nga ky detaj, dyshohet se shënjestra e atentatit të mbrëmshëm ka qenë anëtari i fisit Nikulaj dhe jo berberi Sokol Daci.
Vetë Daci është konstatuar se ka tre plagë në trup, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.
30-vjeçari eshtë në gjendje të stabilizuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës aty ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Ndërkohë që i pranishëm në atentat ka qenë dhe një efektiv policie civil.
Për autoritetet ai ka dëshmuar se ka qëlluar në drejtim të autorëve për t’i neutralizuar të shtënat.
Autorët mendohet të kenë qenë 3 persona, me një automjet tip ‘Audi’ dhe njëri prej tyre ka zbritur dhe qëlluar me breshëri automatiku.
Marrë nga Dosja.al