KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po tenton ta kthejë QSUT-në në një qendër tregtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > “Banda” e Tan Agollit në FSHZH po tenton ta kthejë QSUT-në në një qendër tregtare
KorrupsionKryesoreOpinionSociale

“Banda” e Tan Agollit në FSHZH po tenton ta kthejë QSUT-në në një qendër tregtare

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2025 2:19 pm
236 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Një agjenci e krijuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po tenton të kthejë spitalin më të madh në vend në një qendër tregtare, ky synimi nuk do të jetë kurimi i pacientëve, por zhvatja e tyre. Alfred Dalipi, dikur këshilltar për mediat në Kryeministri, më vonë zv.ministër apo deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PS-së, drejton prej disa vitesh Agjencinë Ekonomike Mbështetëse, e cila filloi aktivitetin e saj duke vjelë tarifën e parkimit në QSUT.

Shumë shpejt Dalipi mori “frenat” e kësaj Agjencie, teksa si fillim shtrenjtoi këtë biletë dhe tani menaxhon një mori parkimesh në të gjithë Shqipërinë. Projektet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të bërë në territorin e spitalit një hotel dhe një parkim me kate ka sjellë që kjo Agjenci të kthehet në një biznes i madh, ku kreu i Fondit ka krijuar një “bandë” për ta menaxhuar.

Krahas Dalipit, anëtar i Agjencinë Ekonomike Mbështetëse janë figura që kanë pasur lidhje me të gjitha fushat, që nga drejtësia, prokurimet, biznesi apo edhe vetë politika, të cilët kontrollojë milionat e mbledhura. Ata prokurojnë muaj për muaj dhjetëra miliona euro, ndërkohë që me lidhjet e tyre ia kanë dalë që të mos hetohen nga organet ligjzbatuese, ato të prokurimeve apo të mos jenë edhe objekt sulmi edhe i vetë PD-së. Duke “dorovatur” të gjithë bizneset, majtas apo djathtar, “banda” ka arritur që ta kthejë Fondit dhe vetë Agjencinë Ekonomike të saj, në “të paprekshëm”, teksa gjeneron miliona euro.

Disa javë më parë, VoxNews denoncoi (https://www.voxnews.al/investigim/salillari-dhe-isufaj-do-te-ndertojne-me-12-milione-euro-hotelin-dhe-p-i80196) një procedurë të dyshimtë për ndërtimin e një kompleksi në QSUT. Fondi shkruan në dokumente se projekti përbëhet nga dy ndërtesa me pesë kate mbi tokë dhe një kat nëntokë.

“Ndërtesa e parë do të shërbejë si parkim për automjetet me një volum 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Kjo ndërtesë do të lidhet me ndërtesën e re të mjekësisë së përgjithshme dhe ndërtesën kryesore të urgjencës. Ndërtesa e parkimit pozicionohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim të ndërtesës ekzistuese të urgjencës. Ndërtesa e dytë do të jetë hotel dhe pozicionohet në veri të ndërtesës së parkimit e ndarë me një fugë 15 cm. Kjo ndërtesë ka 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe të logjistikës dhe 1 kat nëntokë që do të shërbejë për ambiente teknike në funksion të hotelit” thuhet në këto dokumente.

Fitues të kësaj procedure doli bashkimi i operatorëve ekonomikë “SALILLARI” dhe me subjekt mbështetës firmën “ASL”. Këto firma ofruan rreth 12 milionë euro për ndërtimin e kësaj vepre.Por, kush pritet t’a menaxhojë hotelin dhe parkimin? Këtu futet Agjencia Ekonomike Mbështetëse, e cila prej vitesh operon në QSUT. Sipas ekstraktit në QKB, administrator i kompansië është z. Alfred Dalipi, dikur zëdhënës për shtyp, më pas zv.ministër e deputet i PS-së. Objekti i kompanisë është “investimi dhe menaxhimi i aktiviteteve ekonomike në fushën e turizmit, kulturës, hotelerisë, shërbimeve me interes publik, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, energjisë së rinovueshme, aktivitet tregtar, import-eksport”.

Por, firma shtetërore mund të japë me qira objekte dhe mund të realizojë operacione financiare. Gjithashtu kryen edhe shërbime transporti rrugor dhe ujor kombëtare dhe ndërkombëtar. Objekti parashikon edhe grumbullim dhe ëprpunim i bimëve medicinale, agrobiznes dhe shërbim dhe organizim i eventëve.

Kjo Agjenci, sipas QKB-së, ka në kontroll parkimin në Berat në sheshin “Teodor Muzaka” me sipërfaqe 7.530m2, parkimin në sheshin “Çerçiz Topulli”, Qendrën e Zhvillimit rajonal Korçë, Kompleksin Agroturistik në Belsh apo edhe vilat në Kelmend, Vermosh dhe parkimin në Valbonë. Gjithashtu edhe parkimin gjigant në QSUT.

Agjencia Ekonomike Mbështetëse, sipas QKB-së, ka si administrator z. Alfred Dalipi. Ndërkohë, ka një super bord, që kontrollon çdo vendimmarrje të saj. Kryetar i bordit është vetë Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërkohë, anëtar është z. Dritan Rreshka, i cili ka qenë më parë prokuror dhe pas shkarkimit nga Vetingu u emërua drejtor juridik e tani zv.drejtor i FSHZH-së. Në momentin e publikimit të pagave, z. Rreshka përfitonte një pagë më të lartë sesa e kreut të SPAK-ut.

Pra, një emër i njohur i drejtësisë që shkon te FSHZH. Të jetë rastësi apo një mburojë e mirë për hetime të mundshme?!

Ndërkohë, Agjencia ka si anëtar bordi edhe z. Gentian Këri, i cii mban postin e drejtorit në FSHZH. Z. Këri ka qenë më parë kreu i Komisionit të Prokurimit Publik apo edhe nëpunës i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, në momentin më kritik të saj, kur është drejtuar nga Ilir Beqja. Edhe paga e tij, ashtu si e gjithë punëtorëve të tjerë të FSHZH-së ka qenë e lartë.

Deri këtu kemi 4 emra të fuqishëm te kjo Agjenci; Agollin, Dalipin, Rreshkën dhe Kërin. Por nuk përfundojnë këtu, pasi anëtar bordi është edhe Arben Skërnderi, dikur një ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës ku ka qenë edhe Tan Agolli. Anëtari i fundit i bordit është z. Fatjon Nanaj, i cili ka qenë edhe punonjës i firmave private të familjes Agolli. Ai ka qenë administrator në firmën “Magnum”, e cila ka pasur pronar bashkëshorten e Tan Agollit, Rovena Agolli.

Pra të gjithë emrat e mësipërm drejtojnë Agjencinë Mbështetëse, të cilën e kanë kthyer në një biznes privat. Por nëse do të emërosh ish-prokurorë, ish drejtues të prokurimeve apo edhe njerëz të afërt të familjes, a nuk është një kontroll total? Madje, duke menazhuar një mori investimesh të FSHZH-së në të gjithë Shqipërinë, të cilat po bëhen nga fondet buxhetore, të marra në formën e kredive.

Por nëse Agjencia Mbështetëse e Fondit vjel biletën e parkimit në QSUT, ku tashmë vlera ka shkuar në 1 mijë lekë në 24 orë, vetë Spitali mundohet të mirëmbajë dhe pastrojë ambientet e hapura.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, QSUT ka hapur tenderin e procedurës së prokurimit “shërbim i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbra për Qendrën Spitalore Universitre ‘Nënë Tereza’ për 24 muaj”. Fondi limit i akorduar është 17.8 milionë lekë, ose me TVSH shuma shkon në mbi 200 mijë euro. Bëhet fjalë për “mbjellje dhe shërbimet e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbra”.

Ndërkohë spitali ka hapur edhe tenderin “shërbimi i pastrimit të ambienteve të jashtëm në QSU ‘Nënë Tereza’”. Sërish fondi është 18 miionë lekë, ose me TVSH shuma shkon sërish më shumë se 200 mijë euro. Në këtë tender bëhet fjalë për “pastrim i pjesëve të jashtme të ndërtesave”.

Këto ambiente të jashtme përdoren çdo ditë nga Agjencia për parkim. Aq sa sipërfaqe të gjelbërta ka shumë pak ose aspak në QSUT. Babëzia e parkimit ka sjellë që spitali të kthehet në një qendër tregtare, me parkime dhe lokale aktualisht dhe më vonë ndoshta me hotele dhe restorante.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritja e shpejtë e kredisë për ndërtimin në Shqipëri rrezikon sistemin financiar
Artikulli tjetër Kuvendi i kthen përgjigje KQZ-së, kur deputetët e Doshit dhe Idrizit bashkuan votat me Ramën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.