KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2026 1:07 pm
247 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE
Baret, restorantet dhe hotelet në Shqipëri do të përballen me një detyrim të ri për përdorimin e hapësirave publike, ku për çdo karrige të vendosur në trotuar do të duhet të mbillet një pemë.
Ky kusht parashikohet në projektvendimin e Këshillit të Ministrave për rregulloren e re të shfrytëzimit të hapësirave publike.

Sipas VKM-së së re, bizneset gastronomike mund të përdorin deri në 25% të gjerësisë së trotuarit, por marrja e lejes do të lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e këtij detyrimi mjedisor.

Leja konsiderohet e vlefshme vetëm pasi subjekti të ketë dokumentuar zyrtarisht mbjelljen e pemëve dhe të ketë përmbushur detyrimet financiare përkatëse.

Ky ndryshim vendos një lidhje të drejtpërdrejtë mes zgjerimit të aktivitetit të biznesit dhe kompensimit mjedisor, duke synuar të balancojë zënien e hapësirës publike me rritjen e gjelbërimit urban.

Detyrimi do të aplikohet jo vetëm për bare dhe restorante, por edhe për kioskat që vendosin karrige në hapësirat publike.

Rregullorja e re përcakton gjithashtu një kuadër të detajuar për mënyrën e përdorimit të hapësirave publike, duke përfshirë kufizime të forta për vendosjen e strukturave, ndalimin e barrierave fizike dhe detyrimin për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, vendosen masa ndëshkuese të ashpra për shkeljet, që nisin nga paralajmërimi dhe shkojnë deri në gjoba minimale prej 35 mijë lekësh për metër katror dhe pezullim të aktivitetit.

Lejet për shfrytëzimin e hapësirës publike do të jepen për një afat dyvjeçar dhe aplikimet do të kryhen përmes platformës e-Albania.

Ndërkohë, për aktivitete të përkohshme, si eventet apo festat, lejet do të kenë një afat maksimal prej 30 ditësh.

Vendosja e këtij detyrimi vjen në vijim të aksionit të ndërmarrë në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike dhe rregullimin e përdorimit të tyre, duke sinjalizuar një qasje më të ashpër ndaj bizneseve që zënë trotuaret, por njëkohësisht edhe një përpjekje për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në qytete.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndryshimet në paketën fiskale/ Qeveria pranon se u diktuan nga pakënaqësitë e studentëve

Netanyahu del i pari, por s’i mjaftojnë 53 mandate/ Opozita shpreson te koalicioni me partitë arabe

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit

Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon

The Times: “Vuçiç ishte pranë grushtit të shtetit”/ U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria në fund të Europës, pensionet nuk përballojnë fare kostot e jetesës
Artikulli tjetër Vendimi i Kushtetueses në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Fokus Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat “anti-dhunë”
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 29 Tetor, 2026
Sjhqiptarët e Luginës së Preshevës, të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Si paraqiten marrëdhëniet kroato-malazeze?
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.