KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BB propozon ndryshime në taksën e karbonit për karburantet, a do të ndikojë në çmim?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BB propozon ndryshime në taksën e karbonit për karburantet, a do të ndikojë në çmim?
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

BB propozon ndryshime në taksën e karbonit për karburantet, a do të ndikojë në çmim?

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 12:49 pm
174 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Taksa e karbonit mund të rishikohet për të shkuar drejt përshtatjes me Marrëveshjet dhe angazhimet e vendit me organizmat ndërkombëtarë si pjesë e politikave të klimës e në këtë kontekst disa mund edhe të penalizohen.

Një raport i Bankës Botërore dhe konkretisht njësisë për klimën ka sjellë në vëmendje një panoramë aktuale të taksës së karbonit në vend dhe disa masa që mund të merren në të ardhmen.

Konkretisht raporti “Taksa e Karbonit e Shqipërisë mbi reformën e Qymyrit” nënvizon Shqipëria ka nevojë të reformojë më tej çmimet e energjisë, për të përmbushur angazhimet e saj sipas Marrëveshjes së Parisit dhe për t’u përgatitur për Mekanizmin e Bashkimit Europian për Përshtatjen e Karbonit në Kufij.

“Karburantet për transport (nafta, benzina) janë të tatueshme me norma më të larta se karburantet fosile si qymyri, gazi natyror dhe keroseni, si brenda vendit ashtu edhe krahasuar me vendet e rajonit apo ato aspiruese.

Reformimi i subvencioneve/taksave për karburantet fosile në Shqipëri është i domosdoshëm, duke marrë parasysh se çmimet me pakicë të qymyrit dhe gazit natyror mbulojnë vetëm kostot e furnizimit, duke injoruar çdo ndotje lokale të ajrit dhe/ose dëmet globale klimatike nga djegia e karburanteve fosile” thuhet në raport.

Dokumenti nënvizon se reformimi i çmimeve të energjisë (përfshirë përmes një takse më të fortë karboni për çdo njësi të emetimeve ekuivalente me karbonin) do të ndihmonte gjithashtu Shqipërinë të mbrohej nga Mekanizmi i Bashkimit Europian për Përshtatjen e Karbonit në Kufij, duke nxitur uljen e emetimeve të gazrave serrë, duke gjeneruar të ardhura, duke nxitur veprimin ndërkombëtar klimatik dhe duke ndihmuar adaptimin ekonomik, veçanërisht pasi eksportet e Shqipërisë që lidhen me këtë mekanizëm janë rritur gjatë disa viteve të fundit.

“Rritja e fundit e ligjitimuar dhe e përcaktuar e Takës së Karbonit mbi Qymyrin përbën një hap të mirë të parë në drejtimin e duhur për arsyet mjedisore, fiskale dhe ekonomike.

Reformimi i Takës së Karbonit mbi Qymyrin nga Qeveria e Shqipërisë pritet të ulë emetimet e gazrave serrë me 8.6 për qind (75 për qind të angazhimit të Shqipërisë sipas Marrëveshjes së Parisit) dhe të rrisë të ardhurat me rreth 0.16-0.31 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto krahasuar me skenarin “Business-As-Usual”(mënyra e zakonshme e operimit) në vitin 2030 – pa ndikuar negativisht në rritjen reale të prodhimit apo në pabarazinë e konsumit të familjeve “thuhet në raport.

Nën një trajektore të Taksës së Karbonit mbi Qymyrin që përputhet me çmimin e parashikuar të Sistemit të Tregtimit të Emetimeve të Bashkimit Evropian, këto ndikime forcohen më tej. Konkretisht, në vitin 2030 në gjithë ekonominë:

i) emetimet e gazrave serrë pritet të ulen me 0.9 pikë përqindjeje shtesë (në 9.54 për qind – mbi 82 për qind të angazhimit të Shqipërisë sipas Marrëveshjes së Parisit);

ii) të ardhurat fiskale pritet të rriten me 0.02-0.04 pikë përqindjeje shtesë (në 0.18-0.35 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto).

Propozimet për taksën e karbonit

“Çdo përputhje e ardhshme me Mekanizmin e Bashkimit Evropian për Përshtatjen e Karbonit në Kufij (siç rekomandohet në këtë Shënim) do të duhet të koordinohet më tej me Bashkimin Evropian.

Në të ardhmen, Qeveria e Shqipërisë mund të konsiderojë gjithashtu:

i) të sqarojë më tej se Taksa e Karbonit mbi Qymyrin bazohet në përmbajtjen e karbonit;

ii) të indeksojë Taksën e Karbonit mbi Qymyrin me inflacionin;

iii) të aplikojë një taksë karboni uniforme në të gjithë ekonominë, me të njëjtin nivel për çdo njësi të emetimeve ekuivalente me karbonin nga të gjitha karburantet fosile/sektorët;

iv) të inkorporojë përdorimin (“riciklimin”) e një pjese të të ardhurave të gjeneruara nga çmimi i karbonit për kompensimin e grupeve të cenueshme në legjislacionin përkatës; dhe

v) të miratojë politika plotësuese për çmimin e karbonit, për të forcuar përpjekjet aktuale të zbutjes dhe dekarbonizimit” thuhet në raport.

 

Marrë nga Monitor.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria heq kontratat 1 euro, ndryshon ligji i koncesioneve
Artikulli tjetër Amerikanët trajnojnë forcat e ushtrisë shqiptare për rrëzimin e dronëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.