Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht ditën e djeshme.
Ky pezullim i qarkullimit të mjeteve ka nisur nga ora 06:30 të mëngjesit të sotëm pas një operacioni të zhvilluar në pikën e kalimit në Mavromat.
Nga ky operacion janë vënë në pranga 13 zyrtarë doganorë grekë.
Mësohet se arrestimi i punonjësve të dogaës ka ardhur pasi dyshohen për ryshfet dhe korrupsion.
Sipas informacioneve, fokusi i hetimit është Zyra Doganore Mavromatio e vendosur në kufirin me Shqipërinë.
Burimet bëjnë me dije se zyrtarët doganorë kanë kryer kontrolle të paplota ose kanë “mbyllur sytë” plotësisht ndaj transportit të produkteve.
Deri më tani janë arrestuar 13 persona ndërsa hetimi është duke vazhduar.
Marrë nga Dosja.al