Portugalia ka marrë fitoren e parë në këtë Botëror, duke mundur me rezultatin 5-0 skuadrën e Uzbekistanit.
Takimi i luajtur në Houston nisi mjaft mirë për luzitanët, me Cristiano Ronaldon që u zhbllokua në minutën e 6’ të takimit.
Në të 17’, ishte Nuno Mendes që realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, ndërsa në të 39’, Ronaldo shënoi të tretin dhe të dytin personal.
Festa vijoi edhe në pjesën e dytë, kur Nematov futi topin në rrjetën e tij, ndërsa tre minuta nga fundi, Leao shënoi edhe të pestin.
Me këtë fitore, Portugalia shkoi në kuotën e 4 pikëve, duke u afruar akoma edhe më shumë me kualifikimin në fazën tjetër.
Marrë nga Top Channel