KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Braçe sulmon tregtarët e karburanteve dhe propozon rikthimin e Bordit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Braçe sulmon tregtarët e karburanteve dhe propozon rikthimin e Bordit
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Braçe sulmon tregtarët e karburanteve dhe propozon rikthimin e Bordit

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2026 11:57 am
418 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kompania Elda e Frident Kuqit ka qenë e para që ka reaguar duke rritur çmimin e naftës me gati 4 lekë për litër. Në shumë nga pikat e karburanteve Elda, nafta aktualisht po tregtohet me 179 lekë për litër, nga 175 lekë që ishte një ditë më parë.

Tregu i karburanteve është një nga më problematikët në Shqipëri, i cili reflekton në kohë reale rritjen e çmimeve, por është shumë i ngadaltë për të pasqyruar rënien e tyre. Një ditë më parë shoqata e hidrokarbureve paralajmëroi se çmimi i naftës mund të rritet deri në 40 lekë për litër.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e deputetit socialist, Erjon Braçe, i cili e ka akuzuar drejtëpërdrejtë shoqatën e bhidrokarbureve si kartel.

Karteli i hidrokarbureve që vepron si shoqatë, paska thënë që do rrisë çmimin me 20 lekë për 48 orë, deri në 40 lekë për litër në vijim! Arsyeja e tyre – bursa!! Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha, të bëjnë edhe për budalla,” shkroi Braçe në rrjetet sociale.

Deputeti socialist ka dhënë dhe argumentat, që sipas tij dëshmojnë se tregu i karburanteve është kartel.

“Çmimi i naftës sot në pompë është 173 lekë. Eshtë i tillë prej një viti e nuk ka lëvizur një ditë të vetme! Ndryshoi bursa, u rrënua dollari e euro dhe çmimi i këtyre nuk ndryshoi, zero, asnjë qindarkë! Tani çmimi do ndryshojë për 48 orë nga lufta?” shkruan Braçe.

Ai ka kërkuar marrjen e masave të mënjehërshme për të ndalur abuzimin duke propozuar edhe rikthimin e Bordit të Karburanteve.

“Ua thashë edhe kolegëve të mi në Partinë Socialiste sot në mëngjes: kur abuzimi ulëret, kundërmasa duhet të jetë e shpejtë dhe efektive! Ndryshe ne do paguajmë abuzimin si qytetarë e si qeveri, këta thjesht do pasurohen! E fundit gjë; Bordi i Hidrokarbureve që u përdor gjatë kohës së luftës në Ukrainë – nuk është shpallur antikushtetues ndonjëherë! Nëse do jetë profesional dhe me fokus interesin publik, mund të jetë një nga kundërmasat ndaj abuzimit,” përfundon Braçe.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet
Artikulli tjetër Çahet asfalti i rrugës Maliq-Lozhan, u përdor për 20 ditë si rrugë alternative e aksit Prrenjas-Librazhd,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.