KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet
AktualeAnalizeEkonomiKorrupsionKryesoreSociale

Qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2026 11:55 am
422 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka gjetur zgjidhjen për të vulosur përfundimisht aferën korruptive të inceneratorëve, e cila u kushtoi qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro të tretura në hiç. Ministria e Mjedisit regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqërinë shtetërore, e cila do të marrë në administrim dy inceneratorët rrangalla dhe të gjithë landfillet e vendit.

E pagëzuar me emrin Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, shoqëria do të jetë në pronësinë e Ministrisë së Mjedisit, por sigurisht duke funksionuar si e pavarur në vendimarrje. Administrator i saj është caktuar, Ersi Sulejmani, ish drejtor i OSHEE në Shkodër dhe Gjirokastër, i akuzuar nga opozita si trafikant.

“Shoqëria ka si objekt kryesor veprimtarie ndërtimin, zhvillimin, koordinimin dhe administrimin e infrastrukturës së rrjetit kombëtar të impianteve të trajtimit (rikuperimit dhe asgjësimit) të mbetjeve,” thuhet në ekstraktin e kompanisë në QKB.

Paralelisht Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve do të ketë në objekt edhe projektimin dhe zbatimin e projekteve për ngritjen e infrastrukturës fundore të menaxhimit të mbetjeve. Por si do të financohet kjo shoqëri?

Qeveria i ka dhënë asaj të drejtën e mbledhjes së tarifave të depozitimit të mbetjeve në landfille apo inceneratorë. Pra atë që deri dje e bënte e famshmja Integrated Energy, tashmë do ta bëjë shoqëria aksionere e shtetit.

“Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve do të ketë objekt ofrimin, kundrejt pagesës, të shërbimit të trajtimit fundor të mbetjeve dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit të saj,” thuhet në ekstraktin e kompanisë.

Nuk dihet nëse qeveria do të ulë tarifat që qytetarët paguajnë për depozitimin e mbetjeve në landfille, veçanërisht në Tiranë, ku paguhet 29 euro për ton. Kjo tarifë ishte përcaktuar për shërbimin e depozitimit plus incenerimit të mbetjeve. Por inceneratori nuk u ndërtua kurrë dhe qytetarët e kryeqytetit vazhdojnë të paguajnë tarifën 29 euro, përmes buxhetit të bashkisë.

Ajo që dihet është se tarifat që do të marrë shoqëria e re shtetërore do të caktohen nga Këshilli i saj Mbikqyrës, një organ me pesë anëtarë, nga të cilat dy janë të ministrisë së Mjedisit, ndërsa tre të tjerët vijnë nga Ekonomia, Pushteti Vendor dhe Financat.

Moda e sh.a-ve

Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve u krijua tre vjet më parë, kur qeverisë i kishte shpërthyer skandali i inceneratorëve dhe Belinda Balluku me Mirela Kumbaron grindeshin të hiqnin përgjegjësinë nga dikasteret e tyre. Fillimisht qeveria e themeloi atë si një agjenci buxhetore, por vetëm pak kohë më parë statusi i saj u ndryshua në shoqëri aksionere.

Ngritja e sh.a-ve është bërë moda më e fundit e qeverisë, veçanërisht në ata sektorë ku kanë shpërthyer skandale korruptive.

Pasi plasi afera e koncesionit të sterilizimit, lindi Operatori Kombëtar i Sterilizimit sh.a. Pasi SPAK filloi të gjurmonte vjedhjen e pronave të ushtrisë, mbiu KAYO sh.a dhe pas shpërthimit të kënetës dixhitale në AKSHI, të cilës i shkoi era deri në Gjermani, u shpik Shoqëria Operatore TIK.

Tashmë qeveria po e kompleton gjerdanin e sh.a-ve të lindura nga korrupsioni me Agjencinë Kombëtare të Mbetjeve.

Krijimi i AKEM si sh.a

Mbirja e sh.a-ve si kërpudhat pas shiut ose më saktë si kërpudhat pas vjedhjeve, nuk është një lëvizje rastësore paniku. Ajo është pjesë e një plani të mirëmenduar, që ka dy qëllime. Së pari të largojë përgjegjësinë politike nga Edi Rama dhe rrethi i tij i ngushtë nga aferat e kaluara dhe ato që do vijnë.

Por ndonëse qëllimi i parë është largimi i përgjegjësisë politike nga oborri, qëllimi i dytë është edhe më djallëzor. Ai është relaksimi i mekanizmave të transparencës, kontrollit publik dhe në fund largimi i përgjegjësive penale nga kupola qeverisëse.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipërinë e mbron NATO dhe jo nostalgjia për raketat sovjetike
Artikulli tjetër Braçe sulmon tregtarët e karburanteve dhe propozon rikthimin e Bordit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.