KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin

Përditësimi i fundit: 27 Prill, 2026 10:33 am
203 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE
Ndërkohë që në Vlorë vijon debati mbi shumat kolosale që bashkia ka planifikuar për të shpenzuar për qentë, të cilët sipas kritikëve kushtojnë më shumë për kokë sesa të ardhurat mujore që merr një pensionist në Republikën e Shqipërisë, si edhe për problemet me çmimin e çadrave, një tjetër tender i çuditshëm ka dalë në pah nga kjo bashki e rëndësishme e rivierës shqiptare.

Skyweb.al mësoi se gjatë ditëve të fundit, Bashkia Vlorë ka shpallur një tender me fond limit rreth 1.2 milionë lekë me TVSH, me objekt “Shërbime televizive për veprimtaritë e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vlorë”.

Sipas dokumenteve të konsultuara nga skyweb.al, bëhet fjalë për realizimin dhe transmetimin e 24 kronikave televizive, si edhe transmetimin e 12 mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Në specifikimet teknike të tenderit përcaktohet qartë se “Kronika televizive” janë 24 copë, ndërsa “Transmetim mbledhje Këshilli Bashkiak” janë 12 mbledhje.

Skyweb.al mësoi se tenderi është fituar nga një transmetues lokal në Vlorë.

Nuk dihet se çfarë ka të nevojshme kryetarja e Bashkisë Vlorë dhe çfarë mesazhi të rëndësishëm kanë për të dhënë këshilltarët, që justifikon përdorimin e parave publike për prodhimin dhe transmetimin e kronikave televizive me pagesë.

Megjithatë, praktika të tilla janë të njohura dhe shpesh lidhen më shumë me nevojën për të orientuar apo siguruar mbulim mediatik, sesa me një nevojë reale për transparencë ndaj qytetarëve.

Në një kohë kur diskutimi publik është fokusuar te mënyra e përdorimit të fondeve dhe prioritetet e bashkisë, ky tender shton pikëpyetjet mbi arsyetimin e këtyre shpenzimeve dhe mbi mënyrën se si përdoren taksat e qytetarëve të Vlorës.

Brunilda Mersini është njohur edhe më herët për shpenzime pa kriter gjatë drejtimit të Spitalit të Vlorës, duke spikatur me mungesën e konkurrencës dhe sinjale që në praktikat e prokurimit njihen si “flamuj të kuq”.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bankat drej normalitetit

5 masat që qeveria po përgatit, ndaj protestuesve

Big Brother Himara

Protestat në Tiranë, gjykata liron 22 të arrestuar

Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Artikulli tjetër Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
Mark Gjonaj tërhiqet nga Këshilli i Diasporës/ I shkruan letër Edi Ramës: Jep dorëheqjen!
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
Pensionistë, nxënës, mësues dhe prindër protestojnë në 50 qytete të Greqisë
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 21 Tetor, 2026
Protestat studentore përhapen në të gjithë vendin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.