KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Buxheti me suficit 52.8 miliardë lekë në gjashtëmujor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Buxheti me suficit 52.8 miliardë lekë në gjashtëmujor
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Buxheti me suficit 52.8 miliardë lekë në gjashtëmujor

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2026 7:49 am
78 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Buxheti i shtetit regjistroi një suficit prej rreth 52.8 miliardë lekësh në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, teksa të ardhurat u rritën me ritme më të shpejta se shpenzimet publike.

Sipas të dhënave paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale në periudhën janar-qershor arritën në 410.6 miliardë lekë, duke tejkaluar me 5% planin e parashikuar për këtë periudhë.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 357.8 miliardë lekë, ose 97.4% të planit të gjashtëmujorit.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat u rritën me rreth 44.5 miliardë lekë, ose 12.2%. Në fund të qershorit ishte realizuar 49.9% e planit vjetor të mbledhjes së të ardhurave.

Tatimet dhe Doganat tejkaluan planin me 4.4 miliardë lekë Të ardhurat e arkëtuara nga administratat tatimore dhe doganore arritën në 260.1 miliardë lekë, rreth 4.4 miliardë lekë, ose 1.7%, më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, nga Tatimet dhe Doganat u mblodhën 17.8 miliardë lekë më shumë, me një rritje vjetore prej 7.3%.

Vetëm të ardhurat tatimore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku përfshihen TVSH-ja neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale, arritën në 141.5 miliardë lekë.

Këto të ardhura ishin 12.9 miliardë lekë, ose 10%, më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Në raport me planin e periudhës, arkëtimet ishin 6.3 miliardë lekë, ose 4.6%, më të larta.

Rritja më e fortë u regjistrua te të ardhurat nga TVSH-ja neto në vend, të cilat arritën në 41.6 miliardë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat nga ky zë u rritën me 8.4 miliardë lekë, ose 25.4%.

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 31.1 miliardë lekë, duke realizuar 85.2% të planit të parashikuar për gjashtëmujorin.

Ndryshe nga tatimi mbi fitimin, arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale tejkaluan ndjeshëm parashikimet. Të ardhurat nga ky zë arritën në 47.6 miliardë lekë, rreth 6.8 miliardë lekë, ose 16.6%, më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Në raport me planin e periudhës, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale ishin 6.3 miliardë lekë, ose 15.4%, më të larta. Të ardhurat nga taksat nacionale arritën në 21.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 95.6% të planit të periudhës.

Të ardhurat nga fondet speciale, që përfshijnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, arritën në 99.2 miliardë lekë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025, të ardhurat nga ky zë u rritën me 11.6 miliardë lekë, ose 13.3%.

Arkëtimet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore tejkaluan gjithashtu planin e gjashtëmujorit, duke e realizuar atë në masën 102.8%.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore arritën në 118.6 miliardë lekë, rreth 4.9 miliardë lekë, ose 4.3%, më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Megjithatë, plani i periudhës u realizua në masën 98.5%.

Të ardhurat nga TVSH-ja në importe arritën në 79.1 miliardë lekë, duke u rritur me 3.2 miliardë lekë, ose 4.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Plani i gjashtëmujorit për këtë zë u realizua në masën 98.7%.

Të ardhurat nga akciza arritën në 33.6 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë lekë, ose 4.6%, më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Realizimi i planit ishte 98.6%.

Nga renta minerare në eksport u arkëtuan 923 milionë lekë, ose 84.8% e planit të gjashtëmujorit.

Ndërsa të ardhurat nga taksat doganore arritën në 5 miliardë lekë, me një rritje prej 463 milionë lekësh, ose 10.3%, krahasuar me një vit më parë. Plani për këtë zë u realizua në masën 96.2%.

Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 357.8 miliardë lekë në gjashtë muajt e parë të vitit, duke u rritur me rreth 24.8 miliardë lekë, ose 7.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Megjithëse në rritje vjetore, shpenzimet rezultuan më të ulëta se parashikimi, me një realizim në masën 97.4% të planit të gjashtëmujorit.

Shpenzimet korente arritën në rreth 321.1 miliardë lekë, ose 97.4% të planit. Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, ato u rritën me rreth 21.4 miliardë lekë, ose 7.2%.

Ndërkohë, shpenzimet kapitale arritën në 36.8 miliardë lekë, duke tejkaluar me 3.8% fondet e planifikuara për periudhën. Në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, investimet publike u rritën me rreth 3.4 miliardë lekë, ose 10.2%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rikthehet rënia e Euros, prek rekord historik
Artikulli tjetër Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.